Djemtë e Guardiolës kanë arritur një fitore e cila vlen sa një sezon në 'Old Trafford'. Manchester City ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj armiqve të tyre të betuar, Manchester United. Në një ndeshje të të luftuar rezultatin do ta zhbllokonte Bernardo Silva në minutën e 53' dhe do ta vuloste në të Leroy Sane 64'.
Por ajo çfarë vlen më shumë është se kjo fitore e kësaj ndeshje të prapambetur e rendit Cityn në vendin e parë, një më shumë se Liverpool kur ka dhe 3 ndeshje nga fundi. Tani janë dhe tre pengesa për The Citizens, Burnley, Leicester dhe Brighton & Hove Albion. Këto skuadra janë paqëllime dhe Liverpool duhet të lutet që një nga këto skuadra t'i bëjë nder për të rikthyer në Anfield titullin e shumëmunguar prej më shumë se dy dekadash.
Ndërsa Arsenal në luftën për vendin e 4-t merr humbjen e dytë rradhazi. Kësaj rradhe Ëolverhampton e ka mposhtur me rezultatin 3-1 duke e vulosur rezultatin që në pjesën e parë.