Manchester City jep bonuse për titull,
sheiku Mansour “zbraz” thesin

Manchester City jep bonuse për titull,<br />sheiku Mansour “zbraz” thesin
Pronari i Manchester City, Sheikh Mansour, ka menduar mënyrën më të mirë për t’i motivuar lojtarët e tij, para ndeshjes vendimtare të sezonit. Miliarderi arab ka bërë gati 4.5 milionë Paund, respektivisht nga 250 mijë për secilin lojtar, si ekstra motiv për ta fituar titullin kampion.

Futbollistët e Manchester City do të jenë të motivuar dhe do të kenë shtysë më të madhe që të fitojnë titullin e kampionit në Premierligë. Përveç prestigjit, ata do ta kenë një motiv shtesë, pasi pronari i klubit, Sheikh Mansour, do t’i mbulojë me para nëse e fitojnë titullin pas 44 vjetësh për këtë klub.

Sipas mediave angleze, miliarderi arab u ka premtuar futbollistëve nga 250 mijë Paund secilit si bonus, në rast se gëzojnë titullin në fund të sezonit. Skuadra e Roberto Mancinit është afër shkrimit të historisë, larg vetëm një ndeshje, duke e festuar titullin e kampionit për herë të parë që nga viti 1968.

Pasi e mposhtën Manchester Unitedin në derbin e qytetit, Sheikh Mansour e ka gjetur mënyrën më të mirë për t’i motivuar lojtarët për ndeshjen me Queens Park Rangers, duke u ofruar para të majme. Sipas ‘The Daily Star’, ai është i gatshëm t’i humbasë nga kasa e tij 4.5 milionë Paund vetëm për të festuar ekipi i tij në Etihad Stadium. City ka pikë të njëjta me Manchester Unitedin para ndeshjes së fundit të Premierligës. Mirëpo, ekipi i Mancinit ka gol diferencë golash shumë më të mirë se rivali local. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj