Sontë në mbrëmje rikthehen ndeshjet e fundit në grupet e Ligës së Kampioneve. Katër grupet e para paraqesin sfida relativisht të lehta, pasi janë përcaktuar ekipet që do të kalojnë në fazën tjetër.

Ndeshjet e sotme do të përcaktojnë pozicionet përfundimtare. Në grupin A, PSG dhe Porto do të luftojnë për vendin e parë në grup, aktualisht portugezët udhëheqin me një pikë më shumë.

Por ajo që bie më shumë në sy është ndeshja në Gjermani midis Dortmundit dhe Manchester City, e cila do të përcaktojë shumë për ekipin e Mancinit.

 Londinezët do të kërojnë të shpëtojnë edicionin për të fituar në Gjermani dhe për të vazhduar rrugën në Ligën e Europës, pasi nga Liga e Kampioneve janë skualifikuar.

Reali dhe Borusia janë kualifikuar, ashtu sikur edhe Milani me Malagën dhe Arsnenali me Shalken.

(d.b/shqiptarja.com)