Manchester City kap shifra të frikshme, vlen sa dyfishi i rivalëve të Manchester United

Manchester City kap shifra të frikshme, vlen sa dyfishi i rivalëve të Manchester United

Inevstimet e fuqishme në merkato e kanë bërë Manchester City-n që të kapë një vlerë në treg sa dyfishi i rivalëve të tyre të qytetit Manchester United. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë portal ‘transfermarket’, i cili merret me studimin e vlerës së klubeve dhe lojtarëve.

‘Qytetarët’ e drejtuar nga Pep Guardiola kanë pësuar rritje jo vetëm për faktin e blerjeve të bujshme, por edhe sepse lojtarët që kanë në dispozicion janë rritur përsa i përket vlerës së kartonit. Sipas ‘transfermarket’ Manchester City kap vlerën e 1 miliardë e 15 milionë paundëve, gati sa dyfishi i Manchester United që vlerësohet me 644. 63 mln paund dhe që renditet në vendin e pestë përsa i përket klubeve më të vlefshme të ‘Premier League’.

Ndërkohë në vendin e dytë renditet Liverpool, skuadra kampione e Europës që kap vlerën e 959.18 mln paundëve. Habinë e bën Tottenham skuadra londineze që renditet e treta përsa i përket klubeve me të vlefshme. Edhe pse ‘spursat’ në 5 vitet e fundit janë skuadra e 8 që ka shpenzuar më shumë, kapin një shifër të frikshme prej 881. 55 mln paundëve.

Përveç United jashtë podiumit kanë mbetur edhe ekipet si Chelsea dhe Arsenal, të cilat kanë pësuar rënie jo vetëm për shkak të merkatos, por edhe të rezultateve të dobta që kanë sjellë zhvlerësimin e kartonëve të lojtarëve.

Në rang listën e botës Manchester City është një nga tre klubet e futbollit të cilat kalojnë vlerën e 1 miliardë paundëve, së bashku me Real Madrid dhe Barcelonën.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mirlind Daku shënon gol në javën e parë të kampionatit rus

Mirlind Daku shënon gol në javën e parë të kampionatit rus