Manchester City është kampioni më i ri i Premierligës Angleze pas fitores historike me skuadrën e QPR-së. Ky titull do të mbahet në mend në historinë e futbollit anglez dhe evropian për mënyrën se si u arrit, pasi la deri në sekondat e fundit tifozët në suspansë për ndryshimin e rezultateve.

City siguroi epërsinë në minutën e 39 me golin e Zabaletas. Por QPR kthehet fuqishëm në pjesën e dytë me 2 gola të realizuara nga Cisse dhe Mackie. Por titulli për City erdhi në sekondat e fundit.

Dzeko barazon në minutat shtesë ndërsa golin e titullit e shënoi argjentinasi Aguero në sekondat e fundit të kohës shtesë. Në anën tjetër në stadiumin e Sunderlandit festa për United sapo kishte filluar pasi United po fitonte takimin me Sunderland me rezultat 1 me 0, me golin e Rooney. Por Djajtë u befasuan nga fitorja e City. (rb/shqiptarja.com)