Trajneri Roberto Mancini ka lënë të kuptohet se Manchester City do të bëjë një tjetër lëvizje serioze për të blerë Robin van Persie këtë verë, nëse Arsenal do të dështojë në negociatat e reja, për rinovimin e kontratës me bomberin holandez. Van Persie i mbaron kontrata me klubin e Emirates pas 12 muajsh dhe tekniku italian e ka atë, si objektiv të qartë.
Mancini kërkon që të bashkojë Robin van Persie, shënuesin më të mirë të Premier League, me shokët e tij te Arsenali, Samir Nasri dhe Gael Clichy. Do të duhen të paktën 25 milionë Paund për të shkëputur holandezin nga Londra, por Mancini mendon se ky është cmim real, dhe jo fantashkencë si 45 mln e kërkuar për Edinson Cavani.
'Kë do të zgjidhja mes Van Persie dhe Cavani? Holandezi është një kampion por edhe uruguajani ka gjithcka që dua. Doja ta sillja te Interi kur ai asokohe luante te Palermo. Por është e pamundur të marrësh Cavani me kaq para. Me Robin van Persie është ndryshe" tha tekniku i Manchester City.
'Van Persieështë një lojtar në top formë dhe situata me të, është e ndryshme nga ajo kur ne blemë Clichy dhe Nasri. Arsene Wenger e kishte të vështirë ti mbante ata në Londër" tha Mancini. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com