Manchester City ofron 60 milion
paund për yllin e Arsenalit

Manchester City ofron 60 milion<br />paund për yllin e Arsenalit
Manchester City ka vendosur të bëjë zyrtarisht një ofertë prej 60 milion paund për të marrë shërbimet e Alxis Sanchez.

Pepe Guardiola ka vendosur që ta transferojë kilianin përpara se të mbyllet dritarja e transferimeve në fund të gushtit.

Sanchez është në vitin e fundit të kontratës së tij, por Wenger ka deklaruar disa herë që lojtari nuk është në shitje.

Nga ana tjetër, mediat angleze raportojnë se kjo gjë nuk do ti pengojë rivalët e Arsenal për të bërë ofertën e tyre.

Sipas medieve angleze, një rrogë prej 400 mijë paund në javë do ti ofrohet Sanchez, nëse ai pranojnë të luaj në Etihad Stadium.

Edhe mediat franceze flasin për një transferim të mundshëm të kilianit te Paris Saint- Germain. Skuadra franceze e ka mbajtur nën vëzhgim për disa kohë tashmë situatën e Sanchez dhe fakti se futbollisti ka kaluar një kohë të gjatë në kryeqytetin francez së bashku me të dashurën dhe agjentin e tij, të bën të mendos se edhe ai vet preferon një transferim në Francë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë