Një gol nga kapiteni Vincent Kompany në fund të pjesës së parë, i dhuroi Manchester City, fitoren minimale 1-0 ndaj rivalit të qytetit Manchester United, që i dërgon ata në krye të renditjes në Premierligë, dy ndeshje para fundit.
City fitoi derbin e Manchesterit në Etihad Stadium pas së cilit ka marrë lidershipin falë golaverazhit më të mirë se Djajtë e Kuq. Duelin e dominuar nga vendasit, dhe e vulosi belgu Kompany i cili realizoi me kokë në minutat e lojës shtesë të pjesës së parë.
Tani, City dhe United kanë nga 83 pikë por City udhëheq falë golaverazhit më të mirë. Në dy ndeshjet e mbetura, City luan në fushën e Newcastle United dhe më pas pret QPR-n. Ndërsa United është mysafir i Swansea City ndërsa në ndeshjen e fundit është mysafir i Sunderlandit.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com