Manchester City ka shkarkuar trajnerin italian Roberto Mancini.
Sheikët nuk mund ta toleronin një sezon zhgënjyes, pas gjithë atyre investimeve që kanë bërë në skuadër dhe në fund kanë dalë duarbosh nga të gjitha kompeticionet, Humbja në FACup me Uiganin i ka vendosur vulën dyshimeve për largimin përfundimtar të Mancinit.
“Me keqardhje, Manchester City njofton se ka liruar nga detyra e trajnerit Roberto Mancinin”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga City, ku sqarohet se vendimi është marrë nga pronari, kryetari dhe bordi, pasi strategu italian nuk i ka përmbushur objektivat e klubit.
Ish-trajneri i Interit filloi punën te City në vitin 2009 dhe arriti të fitojë një herë Kupën FA (2010/2011), Ligën Premier (2011/2012) dhe FA Community Shield (2012).
Trajneri i Malagas, Manuel Pellegrini, pritet të zërë vendin e lënë bosh nga 48-vjeçari italian, ndërsa Mancini pritet të drejtojë ekipin e Monakos.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com