Ndërsa pret me ankth, rezultatin e ndeshjes të dielën mes Manchester United ndaj ndaj Aston Villës në ‘Old Traford’, në kuadër të javës së 34, Manchester City shton presionin mbi rivalët e qytetit.

Skuadra e trajnerit Mancini ka shënuar plotë 6 gola për fitoren 6-1 në transfertë ndaj Norwich City duke treguar edhe njëherë se nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për titull kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund.

Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez i cili luajti nga minuta e parë e ka hapur serinë e golave për të vazhduar me Agueron 2-0. Në pjesën e dytë u panë edhe pesë gola tjerë, katër nga të cilët i realizuan futbollistët e City.

Carlos Tevez i ka treguar Mancinit se ka gabuar rëndë që e la jashtë gjatë gjithë sezonit pasi realizoi edhe dy gola tjerë për tu shënuar në listën e tripletave. Aguero po ashtu shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje ndërsa për 6-1 u përkujdes Johnoson i cili realizoi në fund të takimit. Me këtë fitoren City është larg Unitedit dy pikë.(rb/shqiptarja.com)