Manchester fiton derbin, Juve "X"
humbet Atletiko, sot Inter-Milan

Manchester fiton derbin, Juve "X"<br />humbet Atletiko, sot Inter-Milan
Manchster United fiton derbin përballë Liverpulit me rezultatin 3-1 me golat e Blind, Herrera dhe Martial. Në Itali Chievo ndal Juventusin në një barazim 1-1 duke ndarë kryesimin me Romën me nga 7 pikë.

Mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj që luan për Finlandën shënoi një supergol për Chievon, ndërsa Dybala barazoi. Ky ishte një tjetër rezultat negativ për Juven pas dy humbjeve radhazi. 

Sonte në orën 20:45 do të zhvillohet derbi i Milanos.

Dy ekipet e kanë nisur edicionin mirë dhe janë pretendente për të rivalizuar Juven dhe Romën, por më parë duhet që të zgjidhin se kush do të komandojë qytetin.

Moment i rëndësishëm për trajnerin e Milanit, serbin Mihajlovic, pasi më parë ka qenë pjesë e Interit. Sfida Inter – Milan pritet me interes edhe në Shqipëri, pasi dy ekipet kanë mjaft tifozë.
 
Në Spanjë, Atletico Madrid nuk arriti që të ndalte Barcelonën në shtëpi duke humbur me rezultatin 1-2.

Edhe pse kaloi në avantazh e para me Torres, Atletiko pësoi dy gola nga Neymar dhe Mesi duke dorëzuar fitoren.

Duket se këtë edicion ekipi i Simeones nuk do të jetë rivali dy gjigantëve për titullin kampion.

Një fitore të rëndësishme mori edhe Valencia përballë Sportingut 0-1 në transfertë.

Ekipi ku aktivizohet shqiptari nga Maqedonia, Mustafi këtë edicion është në radhët e pretendentëve në Spanjë. Sot do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të kampionatit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani