Manchester City ka pësuar humbjen e katërt këtë edicion përballë Evertonit me rezultatin 2-0. Evertoni shënoi golin e epërsisë në minutën e 32-të me Leon. City tentoi të kthehej në lojë pasi Evertoni mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Pienaar. Gjyqtari i mohoi një penallti ekipit të Mancinit në minutat e fundit pas një prekje me dorë të topit nga vendasit në zonë.

Në fund City pas një gabimi të Kolarvo dhe kundërsulmi të shpejtë pësuan edhe golin e dytë me autorë Nikica Jelavic. Manchester City pas kësaj humbje mbetet në vendin e dytë me 59 pikë, pesë pikë më shumë se sa Tottenhami dhe 15 më pak se sa Manchester United. United Fitoi me rezultatin 1-0 përballë ekipit të Reding me golin e Runit.

Fitore ka arritur edhe ekipi i Arsenalit përballë Suonsit 0-2 duke u rikthyer pas eleminimit në Champions League. Pas kësaj jave duket se ekipi i United e ka të hipotekuar fitoren e trofeut, pasi vetëm nëse dëshiron mund ta humbasë.



Dylber Balla