Goli i shënuar përballë ekipit të Fiorentinës e ka kthyer Lorik Canën në qendër të vëmendjes së shumë mediave dhe mbi të gjitha të menaxherëve të disa ekipeve elitare në Evropë. Të parët që j anë hedhur në sulm për shqiptarin janë ‘Djajtë e Kuq’ të Manchester United, të cilët janë të interesuar direkt për të pasur shërbimet e kosovarit me pasaportë shqiptare.
Sipas “Football Direct News”, mesfushori është vënë në shënjestër nga David Moyes për të zëvendësuar Nemaja Vidic, i cili do të bashkohet me Interin në fund të këtij sezoni.
Kapiteni kuqezi pëlqehet shumë nga David Moyes dhe stafi i United, pasi është një pikë e fortë jo vetëm në mbrojtje, por dhe në mesfushë si shkatërrues, por mbi të gjitha ka aftësi të mira edhe në sulm, gjë të cilën e tregoi edhe në ndeshjen me Fiorentinën duke shënuar një super gol.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com