Manchester United largon Owen,
"Golden boy" mbetet pa skuadë

Manchester United largon Owen, <br />"Golden boy" mbetet pa skuadë
Majkëll Ouen ka filluar kërkimet për një klub të ri pasi Sër Aleks Ferguson i ka bërë të ditur se nuk do t’i rinovojë kontratën me Mançester Junajtid. Ouen ka luajtur vetëm në katër ndeshje në këtë sezon, ndërsa e gjithë eksperienca e tij në këtë klub është shënuar nga dëmtimet e njëpasnjëshme që në momentin kur firmosi për “djajtë e kuq” në vitin 2009.

“Trajneri më informoi se klubi nuk do të më ofrojë një kontratë të re”, shkroi Ouen në adresën e tij të Twitter. “E kam dashuruar çdo minutë të 3 viteve që kam kaluar në këtë klub fantastik. Do të dëshiroja që të falënderoja lojtarët, stafin dhe tifozët për mbështetjen e tyre dhe t’u uroj më të mirat në të ardhmen. Tani po planifikoj disa pushime të shkurta gjatë të cilave do të vendos hapin e radhës në të ardhmen”.

Edhe vetë Aleks Ferguson foli për këtë temë në faqen e internetit të klubit. “Ka qenë një kënaqësi që kemi patur Majkëll si pjesë të Mançester Junajtid. Ai është një profesionist dhe ishte një figurë ndikuese në dhomat e zhveshjeve. Fatkeqësisht, ai nuk ka patur shans me dëmtimet në këtë sezon. Rekordi i tij i golave për ndeshje të luajtura është i shkëlqyer dhe ne i urojmë më të mirën e mundshme për të ardhmen”, ishte komenti i trajnerit skocez.

Ouen ka shënuar 17 gola në 52 ndeshje me fanellën e Mançester Junajtid, ku vetëm në 18 takime ka qenë titullar. Goli më i rëndësishëm i tij ka qenë ai i kohës shtesë në derbin kundër Mançester Sitit në shtatorin e vitit 2009, kur i dha suksesin 4-3 skuadrës së Junajtid.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Luan Baçi deklaratë para SPAK: Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë Roskovec Bufi

Luan Baçi deklaratë para SPAK: Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë Roskovec Bufi