20 vjecari i Crystal Palace është tashmë lojtar i Djajve të Kuq. Zaha do ti nënshtrohet testeve mjekësore të premten pas marrëveshjes së dy klubeve që lojtari t’i bashkohet United në Korrik.

Futbollisti ka rënë dakort për një kontratë 5 vjevare dhe do të transferohet në United, edhe pse do të kthehet te Crystal Palace për pjesën e mbetur të sezonit.

“Na pëlqen të firmosim me lojtarë të rinj që kanë potencial. Ne mund t’i zhvillojmë më shumë profesionalisht keta lojtarë dhe kjo është provuar shumë herë”.

Në një deklaratë për mediat, Zaha ka thënë se është i kënaqur që do të bashkohet me United.

“Unë jam i kënaqur që do të bashkohem me Manchester United," tha ai. “Megjithatë, fokusi im për pesë muajt e ardhshëm do të jetë vetëm Crystal Palace”.

Mësohet se marrëveshja kap shifrën e 17 milionë Paund. Manchester United do të paguajë 15 milionë Paund, kurse 2 milionë të tjera do të varen nga performanca e lojtarit.
(v.gj/shqiptarja.com)