MANCHESTER - Ndeshja e parë mes Manchesterit dhe Realit në ‘Santiago Bernabeu’ ka përfunduar në barazim 1-1 duke lënë të hapur kualifikimin në ndeshjen e sotme në orën 20:45. Sfida pritet të dhurojë shumë emocione dhe spektakël, pasi pas katër vitesh Critiano Ronaldo do të kthehet në ekipin që e ngriti duke i dhënë edhe trofeun e Topit të Artë.

Rikthehet Champions League me aktet e dyta për fazën e çerekfinaleve të kompeticionit. Ndeshjet e ditës së parë në ndeshjet e kthimit janë Borusia e Dortmundit-Shaktar Doneskt dhe Manchester United-Real Madrid. Padyshim që ndeshja më e rëndësishme dhe më e fortë, e cila do të tërheqë vëmendjen të gjithë botës do të jetë ajo e ‘Old Trafordit’.

Ndeshja e parë mes Mancheserit dhe Realit në ‘Santiago Bernabeu’ ka përfunduar në barazim 1-1 duke lënë të hapur kualifikimin në ndeshjen e sotme në orën 20:45. Sfida pritet të dhurojë shumë emocione dhe spektakël, pasi pas katër vitesh Critiano Ronaldo do të kthehet në ekipin që e ngriti duke i dhënë edhe trofeun e Topit të Artë.

Manchetseri është i avantazhuar, pasi luan në shtëpinë e tij dhe ndeshjen e parë e ka përfunduar në barazim duke i marrë një rezultat të kënaqshëm në transfertë. Në prag të ndeshje trajneri Hose Murinjo shprehet optimist për një rezultat pozitiv që do të thotë kalimi në turin tjetër.

“Sigurisht që është një sfidë e vështirë, pasi vlerat e Mahnester United dhe trajnerit Ferguson të gjithë i njohin, aq më tepër që ata luajnë në shtëpinë e tyre. Megjithatë ne kemi shanset tona dhe do ti luajmë deri në fund për të marrë kualifikimin.

Vijmë të motivuar pas dy ndeshjeve të fundit në Kupë dhe Kampionat, pasi mundëm dy herë radhazi Barcelonën. Ekipi është në gjendje të mirë fizike dhe gati për të dhuruar shou-in e radhës këtë herë në teatrin e endrra” shprehet Murinjo.

Përsa i përket formacionit të parë që do të zbresë në fushë nuk ka dhënë detaje, por tashmë pak a shumë është i përcakuar, pasi në ndeshjen me Barcelonën kurseu pothuajse të gjithë grupin për sfidën e sotme. Në kampin tjetër Ferguson merret më shumë me Murinjon duke deklaruar se ai është i pazëvendësueshëm te Reali.

“Nuk mendoj kurrë që Perez do të lëshonte jnë trajner si Murinjo, ai ka ndryshuar gjendjen te Reali dhe për këtë meriton përgëzime. Murinjo është trajner i madh, nuk mendoj se do të largohet” thotë Ferguson. Sakaq për Ronaldon deklaron se atë mund ta ndalojë vetëm një ‘mitraloz’ pasi është i aftë të bëjë gjithcka në pa sekonda.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)