Skuadra angleze e Manchester United ka shënuar fitoren e tretë me radhë nën menaxhimin e trajnerit të ri Ole Gunnar Solskjaer, pasi ka mundur me rezultatin 4-1 Bournemouthin.
United është rikthyer tek fitorja që prej shkarkimit të trajnerit Jose Mourinho në fillim të këtij muaji.
Goli i parë u shënua në minutën e 5’ të ndeshjes Pogba shënoi për 1-0, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 33’.
Dy golat e tjerë u shënuan në minutën e 45-të nga Marcus Rashford kurse i fundit për United, Nathan Ake nga radhët e Bournemouthit shënoi golin e vetëm pak çaste pas golit të Rashfordit.
Pas pushimit 15-minutësh, golin e fundit e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 72’ të ndeshjes.