Manchester United nuk do të ketë shërbimet e futbollistit më të mirë të ekipit Uein Roony për afro 2 muaj. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase në ishull, të cilat i referohen burimeve pranë londinezëve. Roony pësoi një dëmtim të rëndë në kofshë në ndeshjen përballë ekipit të Fulhamit në fundjavë. Pas dëmtimit sulmuesit ju desh që të realizonte plot 10 qepje.
Bomberi do të mungojë në 14 ndeshje të cilat përfshijnë eleminatoret përballë ekipeve të Ukrainës dhe Moldavisë me përfaqësuesen për eleminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014, tre ndeshje në Champions League në fazën e grupeve në kampionat midis të cilave ndeshjet derbi me Liverpulin, Çelsin dhe Neëcastel-in. Mungesa e sulmuesit të përfaqësueses angleze nuk e shqetëson shumë trajnerin Alex Ferguson, pasi me ardhjen e sulmuesit holandez të Arsenalit Van Persi, skocezi ndidhet më komod në zgjedhjen e formacionit.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com