/ATSH/. - Ryan Giggs do të bëhet menaxher i Manchester Unitedit në të ardhmen e afërt. Këtë e ka bere te ditur menaxheri aktual i 'Djajve të Kuq', Louis Van Gaal.
"Unë pres që Giggs do të jetë menaxher i ardhshëm pasi unë të largohem", ka deklaruar tekniku holandez për MUTV.
Kontrata aktuale e Louis Van Gaalit me Manchester Unitedin skadon në verën e vitit 2017 . Ai mori drejtimin e ekipit këtë verën e kaluar.