Kush mund të jetë arsyeja që Roberto Mancini shkon në rrugën Turati, në selinë zyrtare të Milanit? ndoshta kjo mund të jetë një vizitë kortezie e teknikut të Manchester City, ashtu sic thonë dhe palët, por mediat italiane, flasin për objektiva konkretë në merkato.

Adriano Galliani ka komlimentuar teknin e Citizens, për triumfin në Premier League. Por një prej objektivave kryesorë të Milanit këtë sezon, argjentinasi Carlitos Tevez ka qenë subjekt i diskutimeve mes palëve, edhe pse Mancini tashmë e ka falur sulmuesin për sjelljen jo korrekte.

Në merkaton e Janarit, Milan ishte pranë argjentinasit por në momentet e fundit Silvio Berlusconi u tërhoq. Por këtë herë, pjesë e skenarëve është edhe Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez kërkohet nga City edhe pse mancini në daljen nga selia tha: "Ibra është një kampion i madh, Milan të rrijë i qetë". (rb/shqiptarja.com)