Roberto Mancini mund të marrë drejtimin e kombëtares italiane, në rast se kjo e fundit dështon në Euro 2012. Ky lajm pohohet nga “The Sun”, që shkruan se Federata Italiane e Futbollit është duke menduar për zëvendësuesin e Cesare Prandelit, në rast se ky i fundit bën një paraqitje zhgënjyese me Italinë në Evropianin e futbollit që fillon të premten.
Por, është shumë e vështirë që sheikët e Manchester City ta lënë të largohet trajneri i cili i ngjiti në majë, pas dekadash të tëra. Kontrata e Mancinit me Cityn përfundon në vitin 2013, por skuadra angleze kërkon që ta zgjasë kontratën e tij të paktën edhe për katër vjet të tjerë. Dhe, për më tepër do t’ia rrisin pagën me 2 milionë Paund, çka do ta bënin atë një prej trajnerëve më të paguar në botë.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com