Menaxheri i skuadrës kampione të Anglisë, Manchester City, Roberto Mancini, tha se Mario Balotelli ka fituar duelin me sulmuesin Wayne Rooneyn në fitoren e Italisë kundër Anglisë.
‘Tre Luanët’ u eliminuan nga Euro 2012 pas gjuajtjeve të penalltive, pasi ndeshja ndërmjet tyre përfundoi pa gola 0:0. Rooney ka rrezikuar shumë pak portën kundërshtare, ndërsa Balotelli vazhdimisht ka qenë i rrezikshëm dhe më pak fat do të kishte shënuar.
Sulmuesi italian ka pasur një rast shumë të mirë për të shënuar gol në pjesën e parë, kur në momentet vendimtare u ndal nga John Terry, i cili e bllokoi topin në momentet e fundit, por Mancini mendon se kontributi i tij ka qenë shumë i madh gjatë tërë ndeshjes.
“Unë mendoj se shumë e kanë nënvlerësuar atë që bëri Balotelli. Ai ka qenë në qendër të sulmit dhe kishte katër ose pesë raste për të shënuar, por ishte i pafat. Nëse e krahasojmë me Rooney, i cili u pa vetëm kur shënoi nga penalltia, ai ka qenë shumë më i mirë. Ai është një sulmues i madh dhe ne duhet ta mbështesim më të gjitha forcat”, tha Mancini për Corriere dello Sport.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com