Mandati i Xhaçkës, Kuvendi kërkesë Kushtetueses: Drejtohu ‘Venecias’! Paqartësi juridike për vendimmarrjen e deputetit

Tirane -  Dy vite pasi e iniciuan si çështje një grup deputetësh të Partisë Demokratike, përplasja politiko-juridike për heqjen e apo të mandatit të deputetes Olta Xhaçka mesa duket do të përfundojë në Komisionin e Venecias.

Lëvizja është bërë nga vetë socialistët, që përmes Kuvendit i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese rihapjen e shqyrtimit gjyqësor, të mbyllur më 25 qershorin e kaluar, ndërsa Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim për kërkesën e dytë  të deputetëve opozitarë të cilët duan zhbërjen e vendimit të Kuvendit për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në gjykatë. Më herët Kushtetuesja e kishte rrëzuar vendimin e parë të Kuvendit nëntorin e vitit 2022, ndërsa deputetët e përsëritën të njëjtën vendim disa muaj më parë.

E gjithë kjo betejë për Kuvendin ka krijuar situata të paqarta juridike se si duhet të sillen deputetët kur një kërkesë për heqje mandati sillet në seancë dhe përplasje normash që kërkojnë një mendim nga institucioni më i kualifikuar, ai i Komisionit të Venecias.

“Krijohet një situatë kontradiktore në mënyrën se si duhet të votojnë deputetët, ku nga njëra anë janë të lirë të zgjedhin vetë të votojnë apo të mos votojnë, pa u lidhur me kërkesa të ndryshme që mund të vijë nga kushdo dhe nga ana tjetër janë përsëri të detyruar që të votojnë në mënyrë të caktuar. Qartazi një situatë e tillë krijon tension për demokracinë përfaqësuese”.

Një tjetër çështje që Kuvendi kërkon të sqarohet është fakti se pse 1/5 e deputetëve, pra 28 prej ligjvënësve, që Kushtetuta u jep të drejtën që ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për çdo lloj çështje pse nuk mund ta bëjnë këtë kur bëhet fjala për mandatin e deputetit.

“Për këtë arsye e shohim te nevojshme që të kërkohet një mendim këshillimor nga Komisioni i Venecias, në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe rolit të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit”.

Nëse Gjykata Kushtetuese e pranon kërkesën e Kuvendit, atëherë çështja do të marrë edhe disa muaj deri në marrjen e një përgjigje nga Komisioni i Venecias.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:58
Opinion nga Komisioni i Venecias për mandatin e Xhaçkës, reagon Bardhi: Kërkesë e paligjshme dhe qesharake

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me kërkesën e mazhorancës drejtuar Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi e quan qesharake kërkesën për opinion nga Komisioni i Venecias për mandatin e deputetes Xhaçka.

“Mazhoranca socialiste i kërkon GjK të marrë një opinion këshillimor nga KV se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetes strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligjshme, është qesharake deri në absdurditet!

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend!”-shkruan Bardhi në “X”.

 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)