PS nuk çon në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, BE për Report Tv: Nuk është hap në drejtimin e duhur! Zbatimi i vendimeve nga Parlamenti, thelbësore

PS nuk çon në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, BE për Report Tv: Nuk është hap në drejtimin e duhur! Zbatimi i vendimeve nga Parlamenti, thelbësore

Olta Xhaçka dhe votimi në parlament

Tirane- Mosvotimin për herë të tretë të dërgimit në Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçka, edhe pas 2 vendimeve të gjykatës më të lartë në vend, delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë e konsideron hap të gabuar nga ana e mazhorancës.

Në një reagim për Report TV, delegacioni përsërit shqetësimin për mos zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

BE thotë se u inkurajua nga fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese, por votimi i mbrëmshëm nuk ka qenë i tillë.

Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023).

Votimin mbrëmë pas mesnate (13 shtator 2024) në Kuvend, Lulzim Basha zgjodhi ta komentojë me postimin e një fotoje të një kurore funerale tek dera e Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar Edi Ramën se minoi shtetin.  Ndërsa Gazmend Bardhi e quajti një puc kushtetues.

Votimi për mandatin e Olta Xhaçkës ne Kuvend 13 shtator 2024
Abstenuan
65 deputetë PS
Votuan kundër
1- Jurgis Çyrbja        (PS)
2- Bledi Çuçi,            (PS)
3- Damian Gjiknuri,   (PS)
4- Anduel Tahiraj,      (PS)
5- Paulin Stërkaj,      (PS)
6- Petro Koçi,            (PS)
7- Klodiana Spahiu,  (PS) 
8- Shkëlqim Bullari   (PS)
9- Bujar Çela            (PS)   
Votuan Pro
25 deputetë të opozitës

 Kryetarja e Kuvendit deklaroi dje se Kuvendi kërkon që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin,  për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Opinioni nga Komisioni i Venecias do të kërkohet për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit. 

Reagimi i plotë i Zyrës së BE:

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (Janar 2023).

Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ç’ka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.

Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 13/09/2024 14:21

    Ndyrësirë që nuk ngopesh as me pasuri e as me kar....

    Përgjigju
  • Mjaft me Dekllarata!: 13/09/2024 14:10

    Pyetje elementare: Pse Edi Rama dhe shpura e Tij ne Partine Socialiste per te treten here nuk i hap rrugen procedurale Gjykates Kushtetuese qe te gjykoje vlefshmerine e mandatit te zj. Olta Xhacka si deputete? Ku qendron problemi a frika e deputeteve te PS, ne qofte se kjo deputete nuk ka asnje konflikt interesi midis mandatit te saj dhe: 1. - 10.000 metrave katrore te sekuestruara nga SPAK per falsifikime dokumentash pronesie bashkeshortit te saj, ish-deputetit te PS, z. Artan Gaci, i cili me 2 Vendime te Keshillit te Ministrave eshte shpallur me firme te Kryeministrit, z. Edi Rama, Investitor Strategjik; 2. - faktit qe pervec bashkeshortit, ne VKM-ne e dyte eshte perfshire si Administratore "Strategjike" bashkejetuesja amerikane, zj. Tawni Lin Grzych-Suttone, e vellait (z. Andi Xhacka - koordinator i qeverisë për kontrollin e agjencive doganore prej muajit janar 2024) te deputetes zj. Olta Xhacka?

    Përgjigju
  • Qytetari: 13/09/2024 13:20

    Natyrisht qe nuk eshte hap ne drejtimin e duhur. Keshtu i bie qe Mbreti mbron ato qe ka pike te dobet si Olta apo Olsi dhe i le ne meshire te fatit ato qe ska perzemer si Ben Tigri apo Beqaj. Une kur them qe nuk votoj kalamjat e trajnuar nga Bora dhe Romina, kete gje nuk e them vetem une, por i ketij mendimi jane te gjithe. Edhe Enveri keshtu filloi, me ndertimin e bunkereve.

    Përgjigju
  • Partia: 13/09/2024 13:11

    Flasim per Saliun them unë, partia e fortë po cna duhen gjykatat. As plaku Mere nuk bënte këto idiotësira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha i pandehur, Meta në hetim, ‘çmendet' sekretari i Ilirit! Tedi Blushi sulmon Dumanin: Koha t'u tregojmë vendin! Meritojnë t'i sekuestrohen dhe rrobat e trupit

Berisha i pandehur, Meta në hetim, ‘çmendet' sekretari i Ilirit! Tedi Blushi sulmon Dumanin: Koha t'u tregojmë vendin! Meritojnë t'i sekuestrohen dhe rrobat e trupit