Berisha i pandehur, Meta në hetim, ‘çmendet' sekretari i Ilirit! Tedi Blushi sulmon Dumanin: Koha t'u tregojmë vendin! Meritojnë t'i sekuestrohen dhe rrobat e trupit

Tirane- Me Sali Berishën të marrë zyrtarisht të pandehur nga SPAK, të vënë nën akuzë për korrupsion në aferën “Partizani’ bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, protesta e një grushti militantësh para bashkisë së Tiranës, këtë të premte, (13 shtator)  doli hapur në atë që ka qenë qëllimi jo I fshehtë që në nisje të saj: Sulmin ndaj drejtësisë së re që izoloi në banesë ish-kryeministrin

"Në këtë vend s’mund të ketë normalitet pa u liruar lideri jonë" tha Besart Xhaferri. 

Erion Veliaj të cilit i kërkojnë dorëheqjen nga bashkia e Tiranës për dosjen “5D” kaloi në plan të dytë, dhe goditja u përqendrua ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

- I bëj dhe njëherë thirrje kësaj drejtësie të kapur, thirrini mendjes, se do të keni një fund më të shëmtuar se etërit tuaj, tre dekada më parë" tha Tedi Blushi para militantëve. 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, kryetari i së cilës, Ilir Meta është edhe vetë në rrjetën e SPAK, i doli në mbrojtje Sali Berishës deri në thirrje për dhunë ndaj njerëzve të drejtësisë, Veliajt dhe çdo zyrtari që ata mendojnë se është i korruptuar.

"Aksioni duhet përshkallëzuar, në çdo zyrë ku fshihen të korruptuarit, në këtë godinë, në Kryeministri, dhe në çdo strofull tjetër krimi dhe në shtëpitë e këtyre hajdutëve. Këta meritojnë ti sekuestrohen dhe rrobat e trupit. Eshtë koha ti tregojmë vendin këtij, dhe Dum-Dumanit që guxon të thërrasë liderin e PD" tha Blushi. 

Të paktë në numër, si në 24 protestat e mëparshme para godinës së bashkisë, militantët në një veprim të paprecedentë i dolën para qytetarëve të rastësishëm që kaluan me automjet pranë protestës, teksa policia po bëhej gati të mbyllte rrugën për të liruar vendin e tubimit.

'Kjo është një polici e mbaruar'

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Robert De Niro kundër Donald Trump: Ai është një republikan i etur për pushtet

Robert De Niro kundër Donald Trump: Ai është një republikan i etur për pushtet