Mandati i Presidentes, Kryeziu:
Zgjidhja është te udhëheqësit e LDK

Mandati i Presidentes, Kryeziu: <br />Zgjidhja është te udhëheqësit e LDK
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu tha se ka një ide se si të dilet prej situatës së krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Presidentes Jahjaga, por nuk dëshiron ta bëjë publike, ndërsa ka sugjeruar që zgjidhjen e kësaj çështje ta kërkojmë te udhëheqësit e LDK-së.

Kryeziu tha se gjendja aktuale “i ngjan një çorbe të keqe të gatuar joqëllimisht, por nga budallallëku”.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar vazhdimisht zbatimin e marrëveshjes së prillit të vitit të kaluar ndërmjet liderëve politikë, por as pas tri ditësh nga shpallja e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo parti nuk ka ide se si do të realizojë kërkesën e saj.

Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë kanë kërkuar largimin e Presidentes aktuale, Atifete Jahjaga nga posti i saj duke respektuar kështu marrëveshjen.

Por, një gjë e tillë vështirë të arrihet pasi Kushtetuesja e vendit e cilësoi largimin e saj nga posti, para përfundimit të mandatit pesëvjeçar, ashtu siç ishte paramenduar me marrëveshjen e liderëve, si pakësim të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ndërkohë, i pyetur nëse LDK-ja do të mund të kërkonte marrëveshje të re, meqenëse ajo e prillit të vitit të kaluar u cilësua antikushtetuese, për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale, Kryeziu u shpreh skeptik pikërisht për shkak të rrjedhës së marrëveshjes së parë.

Sipas marrëveshjes, parashihet reformimi i Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor për organizmin e zgjedhjeve të para të lira presidenciale, më të cilat synohet që i pari i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Kjo ide ishte nënshkruar në letër nga Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ai i LDK-së, Isa Mustafa dhe i AKR-së, Behgjet Pacolli, në prill të vitit të kaluar, pak pas prishjes së koalicionit qeverisës ndërmjet këtyre tri partive nga ana e LDK-së.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt