Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha e ka cilësuar vendimin e Gazment Bardhit për të dërguar sërish në Kushtetuese vendimin e Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës, si falimentim politik, pasi sipas Bashës duhet një aksion i gjerë.
Basha tha se Kuvendi i tha ‘Jo’ Gjykatës Kushtetuese dhe ky ishte shkak që presidenti të shpërndajë parlamentin.
‘As nuk kemi ndaluar dhe as nuk kemi lejuar askënd është bindja totale e PD-së se kthimi në GJK është një tjetër lehtësim që i bëhet Edi Ramës në një akt të paprecedentë në 34 vite. Gjykata Kushtetuese ka folur. Kur Gjykata Kushtetuese flet parlamenti bindet. Hierarkia në këtë vend fillon me Gjykatën Kushtetuese. Askush nuk është mbi Gjykatën Kushtetuese, përveç GJEDNJ-së, këtë thotë kushtetuta.
Me aktin e mos votimit të konfliktit të interesit Edi Rama ka futur vendin në krizë kushtetuese. Do ta çojnë prap në Gjykatë Kushtetuese po pastaj ku do ta çojnë te ‘Daj Ceni’?! Ky është një akt 'bëjmë sikur'. Është një akt i papërgjegjshëm politikisht.
Ka dy gjëra... e para është rasti i Olta Xhaçkës. Nuk ka lënë dilema Gjykata Kushtetuese dhe akti i dytë është precedenti që ka vendosur GJK. Nuk ka ndodhur kur një instancë tjetër sekondare ti' thotë GJK-së jo. Ti ke thënë kështu... unë them ashtu. Vendi është në krize kushtetuese, ky është shkak që presidenti të shpërndaj parlamentin. Me këtë akt parlamenti ka kryer një krim kushtetues.
Çfarë e ndalon nesër të shpallet mbret Ramën! Do e çosh në GJK punë e madhe? Kush pyet për GJK? Përpjekja për ta dërguar në GJK është fajësi i një pazari politik.’- tha Basha.
Lajmi kryesor:
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
29.5%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 4219
Lajme të tjera
-
Zbrazja e Shqipërisë, 'amnistia' Bardhi dhe liria e shtypit
4 Maj, 21:54
-
Amnistia dhe reforma zgjedhore, Basha ironizon Rithemelimin: Janë rimorkio e urbanit të prishur të Edi Ramës
4 Maj, 11:15
-
Jakin Marena: Dikur ‘ndaheshin’ për një pako kafe, sot për të shpëtuar pasurinë
3 Maj, 19:09
-
Amnistia, Basha: ‘Atentat’ ndaj drejtësisë, liruan të korruptuarit! Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Meta? Kartë e djegur
3 Maj, 11:14
-
'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur
2 Maj, 23:00
-
Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, i duket vetja i paprekshëm
2 Maj, 18:17
-
Meta i përgjigjet Gonzatos: Jemi mësuar me deklarata të tilla, argëtohemi! S'ndal sulmin ndaj SPAK: Veproni, se populli i Tiranës është i revoltuar, s'po e mbajmë dot
2 Maj, 14:56
-
Babai pensionist i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një shifër qesharake në vitin 2023
2 Maj, 13:54
-
Veliaj në SPAK dhe sulmet e Metës, Gonzato: S'komentojmë hetimet, lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet! Mbështetja jonë e palëkundur
2 Maj, 11:30
-
Dash Sula: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit! Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, i japin Ramës fitoren e radhës
1 Maj, 17:56
-
Protesta e Rithemelimit, Veliaj: Bashkia e njerëzve të punës, jo e Mulit e vajzës së Saliut! Tirana do shkojë më lart, hienat e llapaqenëria poshtë
1 Maj, 14:09
-
Frrok Çupi: Një intervistë që nuk do përgjigje për shkak se është e qartë
1 Maj, 10:11