Mandati i Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Legjislacionit, i lë 3 javë kohë ekspertit t’u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve! Bardhi: Zvarritje

Mandati i Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Legjislacionit, i lë 3 javë kohë ekspertit t’u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve! Bardhi: Zvarritje

Olta Xhaçka

Këshilli i Legjislacionit i la kohë 3 javë ekspertit Krenar Loloçi për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Këshillit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen “Xhaçka”. Rreth 10 pyetje ekspertit iu drejtuan nga deputetët socialistë dhe disa pyetje edhe nga Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, Gazment Bardhi akuzoi palët e maxhorancës se me marrjen e ekspertit po kërkojnë të zvarrisin zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutës.

“Siç e kemi paralajmëruar është thjesht strategji për të zvarritur zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, strategji për të marrë në mbrojtje ministren Olta Xhaçkën. Thatë se do e zgjidhnit vetë ekspertin, duhet të bëni publik emrin e tij. Na japin leksione për reformën në drejtësi dhe në një sprovë për të zbatuar vendimin e gjykatës, ju po e zvarrisni. Kanë marrë dhe dy muaj kohë pushim, sot kanë ndryshuar atë çfarë kanë thënë herën e kaluar. Do marrin  dhe 3 muaj kohë se do thonë eksperti ka shumë punë. Tallje e marre me gjykatën dhe kushtetutën, zvarritje e procesit. Nëse keni vendosur ta sfidoni gjykatën duhet ta bëni vetëm. Nuk ka çfarë të përmirësojë kuvendi në ligjet e reformës në drejtësi kur ju talleni me vendimin e gjykatës kushtetuese. Nuk jemi ne që vendosim nëse Xhaçka ka shkelur kushtetutën, por Gjykata kushtetuese. Keni një vit që po e zvarritni çështjen. Është absurd kjo që po bëni, zbatoni vendimin e gjykatës kushtetuese. Nëse doni të bëni tallje, profesionisti që merr detyrën për të dhënë opinion është të bëhesh pjesë e talljes. Ju vazhdoni talluni me reformën në drejtësi, liruat Tahirin dhe po mbroni Xhaçkën. Po merrni në mbrojtje ministren që ka marrë statusin e investitorit strategjik, çojeni në gjykatë dhe të vendosë gjykata. Qytetarët nuk kanë bukë të hanë. ministrja ka 5 mln euro për të bërë hotel në bregdet. Zonja ministre ka vendosur të shkelë ligjin dhe do të duhet të shkojë dhe të përballet në Gjykatë Kushtetuese. Çojeni të GJK dhe të vendosë Gjykata Kushtuese. Vendimi i gjykatës Kushtetuese na ka dhënë të drejtë ne, ju shkelët Kushtetutën, tani duhet të zbatoni vendimin e gjykatës kushtetuese dhe t’ia kaloni çështjen asaj gjykate për shqyrtim”, shkruan Bardhi. 

Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka është rikthyer sërish për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump