Mandati i Zaçajt, Bardhi në Kuvend: Ta thërrasim në seancë, të deklarojë se kush po i bën presion!

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka ngritur në Kuvend çështjen e përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese. Bardhi ka kërkuar që të thërritet në seancë plenare Holta Zaçaj, ose në komisionin e Ligjeve dhe të deklarojë se kush po i bën presion, referuar deklaratës së saj për mediat.

“Kryetarja e Gjykatës kushtetuese ka deklaruar se ka presioni politik, ekonomik  mbi anëtarët e gjykatës. Mua më shqetëson kjo çështje ngre pikëpyetje mbi ekzistencën e dy institucioneve të larta prandaj ne nuk duhet të qëndrojmë jashtë këtij debati. Ne duhet të kemi një seancë urgjente dëgjimore  te kryetares së gjykatës kushtetuese dhe atij të gjykatës së larte.

Ne nuk do duhet si Kuvend të qëndrojmë jashtë këtij debate që po fut kushtetuesen e Shqipërisë në një ngërç kushtueses.

Mund ta fus Shqipërinë në një rrugë ku të kemi disa anëtarë të GJK, disa që mbajnë zyrën me dhunë, disa atë tjerë që zgjidhen nga organet e emërtesës duke sjellë pasoja për shtetin. Kjo mund të na krijojë probleme në Gjykatën Europiane të të drejtave të Njeriut”, tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Tërhiqet Zaçaj, kërkon deklarimin e përfundimit të mandatit, s’ka vendim në Mbledhjen e Gjyqtarëve! Sulmon Gjykatën e Lartë: Tejkaloi kompetencat, e paprecedentë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë