MANGO MAN për herë të parë në Shqipëri

MANGO MAN për herë të parë në Shqipëri

Dyqani i ri i MANGO-s në QTU

Tashmë edhe meshkujt do të përfitojnë nga stili i markës së njohur në dyqanin e ri MANGO në QTU

Tashmë, stili, klasi, thjeshtësia dhe origjinaliteti që marka spanjolle e veshjeve MANGO përcjell nëpërmjet koleksionit të saj, janë të mundur edhe për meshkujt shqiptarë, sidomos për ata që janë më të kujdesshëm me paraqitjen e tyre dhe që janë kërkues ndaj detajeve dhe elementeve dalluese në veshjet e përditshme.

Pas një rrugëtimi të suksesshëm 13 vjeçar MANGO e ka forcuar prezencën e saj në Shqipëri me prezantimin e linjës së re të MANGO MAN.  Linja e re për meshkuj gjendet tanimë në dyqanin MANGO në  QTU, rihapur vetëm pak ditë më parë, me ambjente tërësisht të rinovuara që kanë në bazë konceptin më të ri që brandi ka aplikuar në dyqanet e saj edhe në mbarë botën.

MANGO MAN është krijuar në vitin 2008 me qëllimin për të ofruar një pamje më bashkëkohore dhe moderne edhe për konsumatorët meshkuj. Stili i kësaj linje ka në themel klasiken, por duke i shtuar ato elementët e duhur modernë dhe fashion dhe duke përshtatur trendet më të fundit të modës me stilin urban të jetës së përditshme.  Koleksioni për meshkuj ofron veshje të ndryshme që plotësojnë  nevojat e të gjithë konsumatorëve. Është linja smart casual që i dedikohet një target-grupi më të pjekur dhe urban si dhe linja casual me veshje moderne dhe rinore, perfekte për ditët e pushimit. Në koleksionin e Mango Man gjejmë gjithashtu edhe linjën e kostumeve me stile të ndryshme e me shumllojshmëri prerjesh dhe çmimesh. Nuk mungojnë edhe linjat më fashion që ofrojnë veshjet më trend të momentint si dhe linja denim për më të rinjtë.

MANGO është një markë spanjolle e themeluar në 1984 dhe është sot një nga komapnitë lider në botë në fushën e modës. Kompania e ka qendrën në qytetin e origjinës, Barcelonë, dhe numëron rreth 2.200 dyqane në 109 shtete të botës. Në Shqipëri, MANGO është prezente që prej vitit 2005, me dyqanin e parë hapur në qendrën më të madhe në atë kohë, QTU, dhe më pas u zgjerua me dyqanin Mango në TEG. Kjo markë ka qenë e vazhdon të jetë një nga markat që orienton tendencat e modës në vendin tonë dhe që vishet e pëlqehet edhe nga personazhe të njohura fushës së modës dhe televizionit.

Me koleksionin për meshkuj që i bashkohet atij për femra, MANGO do të ofrojë tashmë zgjedhje të zgjuara, komode dhe moderne për më shumë konsumatorë.

MANGO është një prej 10 markave internacionale si:PARFOIS, CORTEFIEL, SPRINGFIELD, WOMEN’SECRET, CARPISA, OKAIDI, GOLDENPOINT, PRENATAL, GEOX që Fashion Group Albania manaxhon  me të njëjtat procedura, eksperiencë pune, tipologji dyqanesh, prezanton të njëjtat produkte të markave ndërkombëtare që tregton dhe ç’ka është më e rëndësishme për konsumatorin, politika e çmimeve, promocioneve dhe uljeve diktohet nga vetë marka përfaqësuese ndërkombëtare .

Fashion Group Albania është grupi retail i parë shqipëtar që aktualisht ka në strukturat e saj mbi 150 punonjës, nga të cilët 30% janë pjesë e kompanisë prej të paktën 5 vitesh duke teguar kështu sigurinë që të jep puna në një kompani të suksesshme ku  stafit është shumë i rëndësishëm.

Fashion Group Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në sektorin bankar me Tirana Bank, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Jumbo, Neptun, SPAR, etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 05/10/2018 18:13

    E çeduam Mangon me këto rroga që kemi. Vetëm firma Gabi&Mango na bën pun ne shqiptarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren