/ATSH-AFP/ - Rreth 25 000 persona manifestuan sot në mbrëmje për "jo" në referendumin e të dielës kundër 20 000 për "po", një orë pas fillimit të dy manifestimeve të ngjashme në qendër të kryeqytetit, bënë ët ditur burime policore.
Në sheshin "Syntagma", pranë Parlamentit, manifestuesit për "jo" përsa i përket masave shtrënguese propozuar nga kreditorët, BE dhe FMN, mbanin në duar pankarta ku shkruhej: "Jo një hap prapa", "Jo shantazh", "Jo për të gjitha memorandumet", "Jo deri në fund".
Më pak se një kilometër më larg, para stadiumit, një qendër turistike e njohur në kryeqytet ku janë zhvilluar lojërat e para Olimpike moderne në vitin 1986, mbështetësit e "po"-së mbanin pankarta ku shkruhej "Po për Greqinë, po për Euron", ndërsa disa të tjera bëjnë thirrje "Dorëhiquni", referuar qeveritarëve aktualë të ekstremit të majtë.
Fushata pro masave shtrënguese, që ka fituar mbështetjen e gjerë të politikanëve më të lartë të vendit gjatë ditëve të fundit, e që mbështetet thuajse nga të gjitha kanalet mediatike të biznesmenëve të mëdhenj në Greqi, kërkojnë që vendi të mbetet në Eurozonë me çdo kosto.