/ATSH/- "Flaka e Janarit 2015? është manifestimi kulturor që do të mbahet nga 14-31 janar në Gjilan, në përkujtim të 70 vjetorit të masakrës së Gjilanit 1944/45.
Gjatë këtyre ditëve komuna e Gjilanit organizon një sërë aktivitetesh, të cilat nisin më 14 janar me një vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kazerma e FSK-Gjilan, më pas do të zhvillohen homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët në qytet, pastaj pritja nga kryetari i Komunës për familjet e dëshmorëve dhe në orën 17:00 bëhet ndezja e Flakadanit të "Flakës së Janarit 2015?, në Pllatonë para Teatrit në Gjilan.
Në 7 janar do të çelet ekspozita kolektive e arteve pamore "Peneli i Flakës" dhe më pas shpallja e fituesve të konkursit.
Ndërsa në 19 janar mbahet "Xixat e Flakës", Festivali i muzikës për fëmijë, në 21 janar organizohet Akademi përkujtimore për Presidentin Dr. Ibrahim Rugovën, si dhe një akademi tjetër në përkujtim të 70 vjetorit të Masakrës së Gjilanit 1944/45.
Nga data 23 deri më datë 28 janar zhvillohet Talia e Flakës, që është Festivali i Dramës Shqipe, ku do të marrin pjesë Trupat Teatrore nga të gjitha trojet shqiptare.
Më 30 janar është "Ora e madhe letrare" dhe pastaj shpallja e rezultateve të konkursit letrar për poezi dhe tregim.
Aktivitetet mbyllen në 31 janar me Festivalin e muzikës popullore "Fest Flaka" në orën 19:00 në Teatër./KosovaPress/
/Shqiptarja.com