Manipulohet fytyra e Mark Zuckerberg, Facebook përballet me probleme. A do hiqet nga qarkullimi videoja?!

Facebook po përballet me një problem të ri.

Javën e kaluar kjo platformë online refuzoi të hiqte një video të manipuluar, ku paraqitej kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi me një pretendim të rremë pas takimit më Donald Trump. Kjo video, ku në fakt personi që fliste nuk ishte Nancy, ishte një manipulim nga përdorues të mediave sociale.

Ndërkaq, këtë javë kemi të bëjmë sërish më diçka të tillë.

Në rrjet po qarkullon një video sërish e manipuluar, tashmë e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg.

Videoja, e postuar në Facebook gjatë fundjavës, e paraqet gabimisht Zuckerberg duke thënë:

"Imagjinoni këtë për një sekondë: Një burrë që ka një kontroll të plotë të të dhënave të vjedhura të miliarda njerëzve, të gjitha sekretet e tyre, jetën e tyre, të ardhmen e tyre".

Video u bë duke marrë pamjet e Zuckerberg dhe duke përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale, të njohur si teknologji e thellë.

E gjitha kjo realizohet duke manipuluar fytyrën e Zuckerbergut duke i bërë njerëzit të besojnë kështu,  se është pikërisht ai që i jep këto deklarata. Zëri i Zuckerberg është zëvendësuar nga një aktor.

Video u krijua nga një Izraelit, i quajtur quajtur Canny AI. 

Këto video tregojnë se si mund të përdoret teknologjia duke manipuluar të dhënat dhe dezinformuar njerëzit.

Ndërkaq, në pikëpyetje është fakti nëse Zuckerbergu do e heqë këtë video të manipuluar të tijën apo jo?

I pyetur nëse një video e Zuckerbergut do të trajtohet njësoj si video e manipuluar e Pelosi, Neil Potts, drejtor i Facebook për politikën publike, tha për një seancë parlamentare në Kanada muajin e kaluar: "Po të ishte e njëjta video do të kishte trajtim të njëjtë ".

Një zëdhënës i Instagram tha për CNN Business të martën, se faqja do ta trajtojë videon në të njëjtën mënyrë që ata i trajtojmë të gjitha dezinformimet në Instagram. Nëse është shënuar si e gabuar nga llogaritjet e palëve të treta, zëdhënësi tha se, algoritmet e faqes nuk do ua rekomandojnë njerëzve që ta shohin atë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)