Përgjatë ditëve të fundit opozita dhe mediat pranë saj janë përpjekur të manipulojnë opinionin publik me aktakuzën ndaj ish zyrtarit të FBI McGonigal, duke thënë se në të gjendeshin akuza ndaj kryeministrit të Shqipërisë, kur në fakt i vetmi i akuzuar është McGonigal për mosdeklarim udhëtimesh e kontaktesh.

E njëjta përpjekje manipulimi ka vijuar edhe sot me një letër që senatorë amerikanë i kanë dërguar shefit të FBI, ku i kërkojnë informacione për ish zyrtarin McGonigal.

Sipas mediave të “nongratave”, Dick Durbin, që drejton Komisionin Hetimor të Senatit, ka kërkuar më shumë informacione për aferën mes Mc Gonigal dhe Edi Ramës. Pra sipas syrit të Berishës, në këtë letër kërkohen informacione nga senati për marrëdhëniet korruptive mes McGonigal dhe Ramës.

Kjo është ajo çka Berisha do të dëshironte të gjente në aktakuzë dhe në letrën e senatorit amerikan, por e kundërta është e vërtetë.

Në letrën e senatorëve nuk përmendet në asnjë moment as Shqipëria, as Kryeministri Edi Rama, as marrëdhënia e këtij të fundit me McGonigal, e aq më pak të flitet për një aferë mes të dyve, siç pretendon opozita.

Në letër kërkohet një informacion nga FBI mbi detyrat që kryente në këtë strukturë McGonigal, mbi rolin e tij në hetimin ndaj ish presidentit Trump.

Senatori, i interesuar si çdo amerikan për integritetin e një strukture kaq të rëndësishme publike si FBI, pyet drejtorin e saj se cilat janë mekanizmat që përdor për të zbuluar keqpërdorim e detyrave publike nga zyrtarët, sikurse është akuza që rëndon ndaj McGonigal./lexo.al

Kujtojmë se dy kongresmenë amerikanë, Jim Jordan dhe Matt Gaetz i janë drejtuar dje FBI-së me një letër zyrtare dhe kërkojnë informacion lidhur me të dhënat, eksperiencën e punës, komunikimet apo dokumente të tjera të lidhura me çështjen e McGonigal.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

 

Letra e kongresmeneve