Pas shkarkimit nga Rama, Manja kallëzon në SPAK ish- drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, e përfshirë në 2 skema abuzimi së bashku me vartësit e saj

TIRANË- Pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama, Njësia Anti-Korrupsion ka kallëzuar në SPAK ish- drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi dhe disa zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të këtij institucioni, si të përfshirë në 2 skema abuzimi në tjetërsimin e pronave. Duke e quajtur si goditjen më të madhe të bërë nga kjo njësi, Ulsi Manja, ministri i drejtësisë i bëri thirrje SPAK që të thellojë hetimet lidhur me këtë skemë korruptive.

" Ka dyshime se njësia anti korrupsion, nëpërmjet hetimeve, për disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të trajtimit të pronave, kjo është goditja më e rëndësishme dhe hetimi më serioz i zhvilluar nga kjo njësi. Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SPAK të thellojë hetimet", tha Manja.

Ministri dha detaje mbi skemën korruptive që kryente Baçi së bashku me vartësit e saj. E para kishte të bënte me tjetërsimin fizik të pronave, ku sipas Manjës, këta zyrtarë u merrnin pronat ish-pronarëve dhe në fund i tjetërsonin në emër të familjarëve të tyre. Bëhet fjalë për tjetërsim pronash në zonat më turistike të Shqipërisë sa i përket agrokulturës dhe turizmit malor. Këtu "hynin në lojë" edhe sekserë. Skema e tyre kishte të bënte me kompesimin monetar, ku kishte ish-pronarë që prisnin për vite të tëra për të marrë dëmshpërblimin në shuma qesharake, teksa ish-pronarët e tjerë që kishin për të marrë miliona lekë kompesoheshin brenda 7 ditëve. Pra nuk respektohej radha se kush ka bërë aplikimin i pari, merrte kompesimin e pari, por e gjitha ishte kush ka më shumë lekë për t'u kompesuar ai i merr i pari. Kjo skemë ka shtuar dyshimet se bëhet fjalë për korrupsion.  

E para, ish pronarë që disponojnë vendimet e kthimit të pronave për kompensim financiar dhe fizik, i disponojnë për një kohë të gjatë të marrjes së kompesimit kundrejt parash dhe kompensimit fizik, që nuk e kanë bërë dot. Në këto kushte, i kanë shitur vendimet e tyre te sekserë dhe ndërmjetës të pronave të cilët sapo i kanë marrë këto të drejta reale të pronave të ish pronarëve, menjëherë kanë aplikuar në Agjensisë e trajtimit të pronave dhe janë kompensuar financiarish 100%  dhe por janë kompesuar edhe me sipërfaqe tokash në vendet më të turistike të Shqipërisë, me përparësizi të agroturizmit dhe turizmit malor. E më pas pasi i kanë marrë këto prona kanë vijuar me transaksionet mbi pronat duke i kaluar në pronësi të familjarëve dhe zyrtarëve të kësaj agjencie

Skema tjetër ka të bëjë me abuzimet e ish-pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë me ndërtesa informate, pra është një bashkëpunimi ligjor të Kadastrës dhe abuzimit të pronave, ish pronarët duhet të kompensohen financiarisht, sipas praktikës që agjencia e ka vendosur si standard, skema e kompesimit do të ndjekë rendin konrologjik të kadastrës, pra vendimi i parë likuidohej më e para, ka ish pronarë që presin nga 1-5 vjet për të marrë shuma qesharak për shkak të pronës nga ndërtime informale, ndërkohë kemi ish pronarë që nga koha 1-17 ditë janë kompesuar në shuma marramendëse deri në 500 mln, çka na bën që të dyshojmë që ka abuzim. Flas nivelin drejtues më të lartë të kësaj agjencie, janë disa skema të tjera që janë përdorur, po kjo i mbetet SPAK të çojë para përgjegjësisë personat konkret. Në mbetemi të hapur që të vëmë në dispozicion të hetimit, të gjithë dokumentet", tha Manja.

Ndër të tjera, në konferencën për shtyp, Manja tha se  njësia Antikorrupsion ka thelluar hetimet në dy bashki në lidhje me abuzimin me provat, teksa i  pyetur nëse i druhet ndonjë shkarkimi nga qeveria apo presioneve nga grupet kriminale, Manja u shpreh se nuk ka frikë, pasi ka qenë vetë qeveria që e ka krijuar këtë strukturë.

"Kemi në 3 zyra vendore të Kadastrës por edhe në 2 bashki ku njësia antikorrupsion ka thelluar hetimet dhe shumë shpejt do kemi rezultatet. (...)Mundësia që të zhdukin provat është zero sepse koordinatorët antikorrupsion i ka sekuestruar të gjitha dokumentet shkresore.

Ndërkohë, siç bëri me dije Manja, edhe vetë SPAK ka nisur një hetim për dosjen e pronave kryesisë në bregdet si edhe prona të ushtrisë, një hetim penal i pandikuar apo i lidhur me hetimet që po bën Njësia Anti-Korrupsion.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
Ministri i Drejtësisë: Dosja e pronave çështje e nxehtë dhe për integrimin! Nuk i druhem asnjëlloj presioni

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se nuk i druhen asnjëlloj presioni, sa i përket luftës së qeverisë kundër korrupsionit.

‘Në fakt unë nuk i druhem asnjëlloj presioni. Krijimi i kësaj strukture ishte tërësisht vullnet i qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare kryeministri Rama është i qartë në këtë betejë me korrupsionin në administratën publike. Dosja e pronave është çështja më e nxehtë. Ne presim në qershor çeljen e negociatave. Qeveria shqiptare dhe ne si Ministria e Drejtësisë duhet të kemi përgjigje të qartë dhe shteruese për çështjen e pronave. Është detyrë dhe përgjegjësi për trajtimin e çështjes së pronave në Shqipëri. Kemi një ligj dhe është përgjegjësi e jona zbatimi i ligjit. Unë kërkoj nga agjencitë vetëm zbatimin e ligjit. Unë po jap kontributin tim modest, për proceset e integrimit të vendit dhe luftës kundër korrupsionit në ve. Unë denoncova zyrtarë të lartë të agjencisë së Trajtimit të Pronave. Lufta kundër korrupsionit është një luftë që do ta zhvillojmë çdo ditë. Unë nuk i druhem asnjëlloj presioni. Ky është vullneti i kësaj qeveria. Krijuam një drejtori të Përgjithshme për të qenë më efektiv në luftën kundër korrupsionit.’- tha Manja.

Ora 12:17
Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën! Nuk ka asnjë mundësi që të zhduken provat, kallëzimet janë regjistruar si vepra penale

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se njësia Antikorrupsion ka thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me pronat.  

“Antikorrupsioni ka kryer hetime për pronat në të gjithë bregdetin. Hetimi do kohën e vet sepse duhen administruar të gjithë praktikat dhe dokumentat që dyshojmë se janë të natyrës abuzive. Kemi në 3 zyra vendore të Kadastrës por edhe në 2 bashki ku njësia antikorrupsion ka thelluar hetimet dhe shumë shpejt do kemi rezultatet. Do jua bëjmë me dije nëse janë shkelje administrative apo penale. Abuzimet që po hetojmë janë penale”, tha Manja.

Ndër të tjera theksoi se nuk ka asnjë mundësi që të zhduken provat dhe të gjitha kallëzimet po hetohen penalisht.

“Mundësia që të zhdukin provat është zero sespe koordinatorët antikorrupsion i ka sekuestruar të gjitha dokumentet shkresore. E dyta, për ecurinë e kallëzimeve që kemi depozitar në prokurori dhe SPAK, marrin informacion për ecurinë e kallëzimeve tona, për një pjesë hetimet penale janë në fazën e fundit, madje ka zyrtarë me masë sigurimi dhe këtu i referohem Sarandës dhe Fierit ndërsa një pjesë tjetër e zyrtarëve po hetohen në gjendje të lirë. Kur kontaktoni me Agjensitë e Zbatimit të Ligjit mund të pyesni për ecurinë e kallëzimet sepse janë hetime administrative dhe i referohen abuzimeve në administratën publike. Deri tani, të gjitha kallëzimet janë regjistruar si vepra penale”, tha Manja.

Ora 12:09
U kallëzua në SPAK nga Manja, kush është drejtoresha e Agjencisë së trajtimit të pronave që akuzohet për 3 vepra penale

1653387065_01f9a704af8345078e24b5dca9638de6.jpg

Kjo është Jonida Baçi, drejtoresha e Agjensisë së Trajtimit të Pronës që u kallëzua nga Ulsi Manja në SPAK, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe konflikt interesi. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bona: 24/05/2022 23:58

    Po ca flisni dhe juve. Keta i kane perzene sepse kane ndare prona pa leje te Rames. Sa te trashe qe jeni. Po e thote shqip: askush nuk mund te jape nje m2 pa lejen e Rames. Sepse e ka ai listen e zhvatjes.

    Përgjigju
  • Gripi: 24/05/2022 20:21

    Nese thua 0 mundesi per te prishur prova atehere 100% mundesia qe keta te hetoen dhe gjykohen ne gjendje te lire. Ne fund nje denim qesharak si asaj ndrikulles te 25 milion euro tender uniformash. Konfiskim cdo qindarke dhe e shikoni sesi do ndryshoje situata.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 24/05/2022 20:14

    Ishalla eshte dhe Vlora objekt hetimi per tokat ne bregdetse edhe ne kete qark eshte ber nami

    Përgjigju
  • Andi velo: 24/05/2022 19:11

    Bravoo te gjithe duhet te pergjigjen perpara drejtesise dhe ne duhet te jemi iniciatoret qe ky proces te pershpejtohet sa me shume, Pergezime zoti Manja !!

    Përgjigju
  • Mira: 24/05/2022 18:44

    Presim SPAK te beje punen qe i takon duke denuar kriminelet dhe duke vene drejtesine ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Emiliano: 24/05/2022 18:09

    Ore spaku do i fusi te gjithe nga fillimi deri ne fund nga me i madhi deri me i vogli ne burg ka te drejt rama

    Përgjigju
  • Paola: 24/05/2022 17:52

    Spaku ta bej punen sic duhet e te ver para drejtsis te gjith ata qe shkelin ligjin, wecili tmbaj pergjegjwi per veten

    Përgjigju
  • ibri: 24/05/2022 17:44

    spaku eshte nje nga risit dhe nje nga projekt ligjet me te sukseshme por prap duhet duhet me shume hetime

    Përgjigju
  • Arber: 24/05/2022 17:43

    Shpresojme qe spaku te beje punen qe duhet duke hequr korrupsionin dhe duke i denuar njerezit qe bejne krime te tille

    Përgjigju
  • Garfilldi: 24/05/2022 17:43

    Shum mir te denohen te gjith ata qe jane te korruptuar dhe me abuzime.Spaku te filloj te bej punen tani

    Përgjigju
  • Era: 24/05/2022 17:41

    Rama po sjell drejtesine ne vend.Koha e nongrates na ka zhytur brenda ne dhe. Me ne fund spak po ben te mundur qe drejtesia te funksionoje dhe te denohen te gjithe te korruptuarit dhe hajdutet e ketij vendi.

    Përgjigju
  • besnik: 24/05/2022 17:40

    korrupsioni eshte nje pike kyc e cila ndikon teper shume tek te gjithe ne, e sidomos ne ekonomine e vendit tone. me ane te puneve te mira e kembenguljes se z.kryeminister qe po i ben shpesh her thirrje SPAK te beje punen e duhur

    Përgjigju
  • Eri: 24/05/2022 17:40

    Super goditje nga spak ne operacionin e fundit dhe shpresoje te vazhdoje keshtu dhe me te tjera bravo qeverise qe po ndimon spakun dje me ato qe ka brenda qeverise por te perfshire neper krime ajo duhet pastruare sa me pare

    Përgjigju
  • ATP: 24/05/2022 17:40

    Pershendetje! Mos ndoshta ish punonjesit e ATP punojnë sot si inspektor te inspektoriati i drejtesise ?????

    Përgjigju
  • Rei: 24/05/2022 17:39

    Spak ka bere nje punen te mir dhe kjo eshte per tu vlesruas PS si parti po e ndimon Spak dhe me kallzime per persona qe jan brenda partise por te perfshire neper krime dhe kjo eshte nje gje shume e mir nga ana e PS

    Përgjigju
  • Parim: 24/05/2022 17:38

    Kjo qeverisje e ka treguar qe nje nder arritjet e saj eshte goditja e korrupsionit dhe krimit. Ju pergezoj

    Përgjigju
  • Kleo: 24/05/2022 17:38

    Spaku duhet ta bej punen mir te hetoj te keqin

    Përgjigju
  • gezim: 24/05/2022 17:36

    drejtesia ne shqiperi mund te kete vonuar por tashme po vihet ne zbatim e po merr masa ndaj te gjithe personave te cilet kane abuzuar ndaj detyres qe i eshte caktuar

    Përgjigju
  • Pronari pa prona: 24/05/2022 16:39

    Z.Manja po qe tamam burre hiq ligjin famekeq 7501 te Sali Pleh Kriminel Berishes atehere do te besojme

    Përgjigju
  • Eshte vetem show: 24/05/2022 15:33

    Keta po tradhtojne te tyret tani se mbaruan pune ta me pak fjale po u bien te tyreve nderkohe qe me Salehun jane shoke nate se diten jane me popullin me demek

    Përgjigju
  • Berti: 24/05/2022 12:44

    Doni kallzime konkrete ja ku i kan. SAPKU te bej punen e vet

    Përgjigju
  • Flamur: 24/05/2022 12:43

    Shume mire ia ke bere . Te denohen te gjithe ato qe jane te perlyer me korrupsion dhe abuzime .

    Përgjigju
  • Jorgo: 24/05/2022 12:42

    Ishallah spaku po merret me keto hetime dhe skema abuzive , qe ne fund te veje drejtesine ne vend mos kete me korrupsion dhe vjedhje

    Përgjigju
    • Vlonjati: 24/05/2022 15:03

      I bini mire qemanes. Korrupsion me te madh se ne bashkine Vlore sbesoj te kete.Per boset vendimet e gjykates nuk ankimohen se mbushin xhepat e Lelit. Pse nuk vini para pergjegjesise KLSH qe ka nxjerre uje te zi ne urbanistike dhe raporti perfundimtar ka 1 vit qe nuk publikohet.Me Leket qe ka marre kryetari bashkise blen KLSH dhe SPAKUN bashke

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren