Manja prezanton te ‘Ligjet’ ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve: Rregullat e reja për rekrutim, janë 500 vende bosh

Plotësimi i këtyre vakancave është qëllimi kryesorë i ndryshimeve ligjore të propozuara nga qeveria, të prezantuara të henën në Komisionin e Ligjeve nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

“Kufiri i moshës ishte deri në 35 vjeç na kishte krijuar një problematikë në plotësimin e vakancave. Vendosja e këtij kufizimi moshor, kishte kufizuar kapacitetet organike, saqë vështirësuan menaxhimin e sistemit, duke hequr këtë kufizim moshor, i japim zgjidhje kësaj problematike që kemi sot”, ka thwnw Manja.

Ndryshimet ligjore prekin dhe mënyrën se si pezullohet apo largohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve.

“160 punonjës policie janë pezullaur se ka nisur çështje penale ndaj tyre. Kapet një telefon në IEPV, nis çështja penale dhe menjëherë drejtoria e burgjeve bënë pezullimin e punonjësit të policisë dhe e heq nga detyra. Janë rikthyer 110 punonjës të pezulluar, u është pushuar çështja. I Kemi dhënë 50% të pagës. Tani pezullimi bëhet vetëm në dy raste, kur ka “arrest me burg” apo “arrest në shtëpi”, ose kur prokurori i ka njoftuar akuzën. Në këtë rast kemi minimum probvash, që ky do të shkoj për gjykim”, u shpreh ministri.

Gardianët me ndryshimet ligjore do të mbajnë  armën dhe pajisjeve të tjera me vete,  çka ishte hequr 3 vite më parë.

 “Heqja e kësaj të drejte ka cënuar të drejtën e sigurisë për jetën e punonjësit të policisë së burgjeve. Kur dihet që ne i kemi të planizuar me sherbime 24 orë në 24 orë dhe pasi mbaronin shërbimet në turnin e natës, Punonjësit e policisë së burgjeve nuk kishin të drejtën të kishin armë brezi për t’u mbrojtur në rastet për sigurinë e jetës.  Tani rifitojnë të drejtën për të mbajtur armë brezi”, vijoi Manja.

Një tjetër lajm i mirë për punonjësit e policisë së burgjeve është dhe aksesi në kreditë me kushte lehtësuese.

“Ashtu siç e gëzojnë sot punonjësit e FA dhe policisë së shtetit. Edhe punonjësi i policisë së burgjeve i jepet e drejta për kredi për strehim në kushte lehtësuese. Kjo ju hap mundësi strehimi të familjeve të reja, apo kur kanë fëmijë për shkollim, apo për ata që punojnë në një vend tjetër nga ai që kanë vendbanimin. Mbajtja e armës do të bëhet më vendim të qeverisë për mënyrën, llojin e armës, cili mund ta marri me vete në shtëpi armën. Jo të gjithë do mbajnë armë”, tha ai.

Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve, Manja tha se brenda vitit zgjidhet dhe problemi i transportit të punonjësit të policisë së burgjeve. 

“Ky shtet nuk është aq i varfër sa mos të ketë 12 furgonë për transportin e punonjësit të policisë së burgjeve. Problemë 30 vjeçar, që ka sjell dhe pasoja me humbje jete. Ky problem zgjidhet brenda vitit.”

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja