Tedi Dobi do të jetë zëvendendës ministri i ri i Drejtësisë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa prezantimi i Dobit është bërë nga vetë ministri Manja në një postim në rrjetet sociale.
‘Nga sot, Tedi DOBI do të jetë bashkëpunëtori im i ri si Zv/Ministër Drejtësie!’- shkruan Manja.
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Tedi Dobi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.