Pas deklaratës së nipit të Kelmend Balilit, që mohoi akuzat e Manjanit se në hotelin 'Santa  Quaranta' kanë qenë ministra të qeverisë Rama me dashnoret, ka reaguar sërish ish-ministri i Drejtësisë.
 
"Kam qenë, por jo me dashnoren. Kam qenë në kafen e resortit,  sepse kam shtëpinë afër hotelit në Sarandë".
 
Nuk është e paligjshme të shkosh edhe me të dashurat, thotë ai për dritare.net
 
Ylli Manjani pas shkarkimit nga qeveria Rama, por edhe më pas ka deklaruar disa herë se i kishin rënë në dorë video të ministrave me të dashurat e tyre, në Santa Quaranta.
 
Por mohimi i lajmit nga nipi i Balilit rrëzoi edhe deklaratat e ish-ministrit Manjani

dy.b/shqiptarja.com