TIRANË - Në studion e 'A1 Report" i ftuar për të komentuar mbi prishjen e kompleksit Jon në Vlorë dhe ndërtimet pa leje në territorin shqiptar ka qenë zv/ministri i Transporteve, Ylli Manjani në një bisedë me gazetarin Andi Kapxhiu.
ÇDO GJË POSHTË RRUGËS KOMBËTARE S'KA ASNJË VLERË LIGJORE
"Vlora ka një plan urbanistik që planifikohet se çfarë lejohet çfarë s’lejohet edhe me hartë thotë: Nuk lejohet të ndërtohet asgjë poshtë rrugës automobilistike. As edhe një lopatë zhavorr. Është shkruar taksivisht dhe ky është ligji. Por territori s’është siç thuhet në plan. Çdo gjë që gjendet e ndërtuar poshtë vijës nacionale s’ka asnjë vlerë ligjore. Dikush me leje, dikush pa leje. Juridikisht vlejnë zero. Në këtë rast dhe komplesi Jon, që merr ngarkesa të tjera prej personazheve, që s’na interesojnë". Aty është një rrëpirë e ngushtë. Në 1995 Komisioni i Kthimit të Pronave i kthen 600 metra pronarëve poshtë rrugës. Gjykata e Vlorës në vitin 1996 nga 600 e bën 1600 metra katrorë dhe 100 metrat katrorë shtesë janë dhënë në det, që është diçka e patjetërsueshme. S’ka ligj në këtë rruzull që të bëjë pronë detin. Ky truall është shitur disa herë dhe në vitin 1998 ka përfunduar në duart e dy vetëve, që janë dhe sot pronarët", u shpreh Manjani.
BASHKIA VLORË VEPROI NË MËNYRË FLAGRANTE, BOJAXHI NDËRHYRI TA PENGONTE
"Në 2009 ata aplikojnë për leje ndërtimi. Bashkia Vlorë në mënyrë flagrante kundër ligjit jep leje ndërtimi në një territor që s’ekziston. Kjo është si vrasje, nuk lejohet të vrasësh dhe ti vret. Kur drejtonte Bojaxhi ka pasur ndërhyrje për ta penguar, për ta kthyer në gjendje të mëparshme. Por për shkak të rëndësisë politike që ka detyruar gjithë institucionet se këtu është kulmi i ligjshmërisë".
DREJTËSIA FATURËN E TURPIT PËR KËTË MASAKËR, SHTETI NË RRESHT NDAJ INTERESIT POLITIK
"Në 2011 me veprim abra kadabra zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për 24 orë pallati regjistrohet. Një mrekulli pë rata që aspirojnë të regjistrojnë ky për 24 orë dhe pa letra, pa leje shfrytëzimi. Edhe 2000 metra katorë detit, dmth 3000 metra katrorë. Kjo s’bëhet e ligjshme. Ky objekt ka pavlefshmëri absolute, që do të thotë se s’ke nevojë për konstatime, pasi ka fakte flagrante të shkeljes së ligjit. Drejtësisë shqiptare faturën e turpit për këtë masakër. Është një mbetje, ligjërisht s’ka vlerë, si ç’do mbetje duhet pastruar. S’ka asnjë vlerë ligjore, nuk është se janë disa parregullsi. Por këtu një grup njerëzish ndesh haptazi me ligjet e shtetit. Duhet të përgjigjen për këtë punë. Këtu ka pasur qartësisht interes politik, se qenka vënë në rresht gjithë shteti për të mbrojtur një dhunë të hapur të shkeljes së ligjit në këtë vend".
SHKELËSIT E LIGJIT DO TA PAGUAJNË FIJE PËR FIJE
"Viktima në këtë rast janë banorët. Përgjegjësia e atyre që kanë shekulur ligjni të dëmshpërblejnë banorët. Garante qeveria derisa të zgjidhet, që ka miratuar një fond, për të mbuluar kostot e atyre që kanë investuar, banorët dmth jo ndërtuesit, sipas rregullave të tregut. Pritet procedura e bisedimeve për të sqaruar pjesën sociale. Se kush do ta paguajë a bashkia, a gjykatësit, nuk dihet. Por sot është hedhur hapi i parë. Këtë e ka gjykuar Vlora në radhë të parë që e ka pasur si çiban. Kryetari i Bashkisë së Vlorës është në gjykim për këtë leje. Ministri i Brendshëm e ka plotësuar gjithë zinxhirin. Shkelësit e ligjit do ta paguajnë fije për fije. Çdo qindarkë nga buxheti i shtetit, se njerëzit kanë shumë të drejtë, se nuk mund të paguajë buxheti për çdo shkelje ligji, por do paguajnë shkelësit e ligjit".
S'MUND TË TËRHIQEMI PARA TË FORTËVE PËR INTERESIN E PUBLIKUT
"Nuk kanë rëndësi elementët e fajësisë tek të gjithë ne ka marrë një goditje të jashtëzakonshme publikja, çdo gjë që është publike zaptohet me lehtësi, zihet me lehtësi. Është detyrë e shtetit që ta marrë në mbrojtje. Ka ardhur një pikë që duhet garantuar e përbashkëta, publikja. Edhe sikur në emër të publikes të ndeshemi me interesa private duhet të ndeshemi, brenda ligjit kuptohet, jo abuzive. Por kurrsesi s’mund të tërhiqemi se dikush ka qenë më i fortë në një moment të caktuar, dikush ka më shumë para dhe e zika me më lehtësi. Kjo qeveri në mënyrë të përsëritur e ka treguar vullnetin për të qenë në krah të publikes, duke respketuar edhe privatin, kuptohet".
BREGU ME PËRPARËSI TË LARTË, JO VETËM NË VLORË
"Gjithë procedura e rivendosjes apo rikthimit të publikes në shërbim të publikes, ka filluar menjë vendim të KKT, ku janë përcaktuar zonat që janë shpallur në interes të publikut. Bregu është në zonat me përparësi të lartë. Por s’është vetëm Vlora, që ka pasur sensibilitet më shumë se të tjerat, pro po punohet dhe në Sarandë, Tiranë, Lezhë. Puna është shumë konkrete, s’ka më diskutime parimore. Interesi i publikut për këtë ka qenë dhe mbetet shumë i lartë. Por gjithçka bëhet brenda një axhende. Se passtrimi nuk është i lehtë do buxhet".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com