Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” dhe Wiener Zeitung thotë se “këtë vit do të miratohet reforma në gjyqësor për të luftuar korrupsionin”.
Për herë të parë gjatë intervistës Ministri Manjani publikon një shifër për gjyqtarët e korruptuar. I pyetur se sa gjyqtarë janë të korruptuar, ai thotë se mund ti nxjerrë me lehtësi disa prej tyre.
“Shumë lehtë mund të identifikojë 35 gjyqtarë nga 300. Ne duhet që fillimisht të pastrojmë shtëpinë tonë dhe të ofrojmë shpresën për të ardhmen”, thotë Manjani.
Ai gjithashtu shprehet i bindur se në Parlament mund të sigurohet shumica e mjaftueshme për të ndryshuar Kushtetutën, “Jam i bindur. Qëllimi është që të miratohet para verës. Opozita duhet të mendojë se kjo nuk është vetëm kërkesë e BE-së, por edhe presion i shoqërisë.
“Ne shpresojmë se mund të bindim Komisionin Evropian që të rekomandojë nisjen e negociatave, por nuk mendoj se kjo do të ratifikohet nga shtetet anëtare të BE-së. Ka shumë skepticizëm. Ka kritika dhe vërejtje që vijnë nga Britania e Madhe, Holanda dhe Gjermania. I vetmi vend që na ka mbështetur gjithmonë është Austria”, shprehet Manjani.
Sipas Manjanit nuk ka një model që mund të merret nga demokracitë e tjera në zhvillim. “Për fat të keq , janë marrë disa modele, pak nga Kroacia, Gjermania,Austria, Italia. Ai shprehet se Gjyqtarët kanë krijuar një sistem të mbyllur, në të cilin kontrollojnë veten dhe mbrojnë njëri-tjetrin. Kjo vlen edhe për prokurorët dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Kështu bëhet i mundur abuzimi me pushtetin" tha ai.
Ndërsa gjatë intevistës dhënë për një tjetër media austriake, Wiener Zeiutung, ministri Manjani shprehet se një ndër 10 gjyqtarë shqiptarë ka probleme me pasurinë. Kjo ka deklaruar Manjani lind dhe për shkak të korrupsionit që krijohet prej pagave të ulëta dhe propozimi i tij është që një gjyqtar të marrë pagë më të lartë se Presidenti i Republikës.
Në intervistën e tij, për gazetën austriake, Manjani flet dhe për idenë e Tribunalit të Drejtësisë si një për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet gjyqtarëve si pjesë e reformës në drejtësi, ku palët politikë do duhet të gjejnë konsensusin për të ndërruar kushtetutën për herë të 5-të.
Ministri i Drejtësisë në intervistën e tij qëndron kritik në lidhje me gjyqësorin ku i cilëson ata si korporatë, ku sipas tij gjykatësit kanë ndërtuar një sistem të mbyllur ku vetëkontrollohen e mbështesin njëri tjetrin reciprokisht. Sipas Manjanit edhe n.q.s një gjyqtar s'dënohet pasi mbrohet nga kolegët ai duhet të largohet kur nuk justifikon pasurinë pasi është diskredituar në publik.
Intervista e Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani për gazetën Austriake “Wiener Zeitung”
Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Intervista e Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani për gazetën Austriake “Wiener Zeitung”Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)