Manjani pranon mashtrimin për të atin dhe ndryshon postimin: E ka marrë pensionin

Manjani pranon mashtrimin për të atin dhe ndryshon postimin: E ka marrë pensionin

TIRANE-Pasi doli blof me denoncimin se i ati i tij nuk kishte marrë pensionin, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar duke ndryshuar postimin origjinal, ndërsa thotë se nuk e kishte fjalën për pensionin e pleqërisë sepse atë e kishte marrë, por për KEMP-in. Në lidhje me këtë ai ka bërë edhe një postim të gjatë në facebook. 

"Në lidhje me “mashtrimin” që paskam bërë dje”. Dje, pasi fola rastësisht me tim atë më tha në tekst se po kthehej nga zyra e Postës tek ish stacioni i trenit, ku kish qenë për të marrë lekët, që i takojnë nga KEMP si invalid.

Në vijim bëra një status në faqen time personale ku shkrova ironikisht se “ç’ta ngatërroj babain me lajmin që qeveria si ka paguar 110 mln Euro Sigurimeve shoqërore”…

Të dyja këto ngjarje janë fakte të verifikueshme. Unë i lidha në një status për të theksuar këtë super skandal të Qeverisë që nuk derdh në llogarinë e Sigurimeve kontributet që jua ka mbajtur punonjëve nga paga!!!

Ky është thelbi i atij statusi.

Qesharakja është se, mora disa telefonata për të më sqaruar mua se si im atë e merr pensionin. Për më tepëer postieri i shkretë ishte kërcënuar se do e hiqnin nga puna.

Ajo konfermë që ka nxjerrë në gazetë, zyra e postës tregon se si im atë ka marrë pensionin e pleqërisë, nëpërmjet postës. Por unë nuk iu referova këtij pensioni, por ati të invaliditetit që duhej ta merrte dje paradite.

Ndaj atë akuzën për “mashtrim” ju lutem ti gjeni vendin, të nderuar postarë, gazetarë, portelarë e ça jeni pas !!!

E vërterta është që dje pasdite edhe pensioni i invaliditetit është tërhequr, por pas atij statusit tim, që gjithsesi provokoi reagime sqaruese e turfulluese në telefon…

Për këto që po shkruaj këtu mbaj përgjegjësi të plotë.

Mashtruesit, ju ftoj ti kërkoni tek ata që nuk kanë derdhur lekët e punonjësve tek llogaria e Sigurimeve Shoqërore. Dhe këtë nuk e kam shpikur unë, por e kam lexuar nëpër lajmet e ditës.

Me thënë të drejtën nuk e kisha përceptuar që paskësha qenë lajm kaq i madh dje me një status ironik, bazuar në ngjarje të vërteta.

Tani u njoha me këtë gjë, ndaj dhe po reagoj, me shpresë që të njëtjat media ta marrin këtë reagim e ta botojnë" shkruan ai. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yyy: 01/11/2019 18:50

    I ati nuk ka as dy klase shkolle fillore si shihet emri qe ka shkruajtur

    Përgjigju
  • Cubi: 31/10/2019 22:58

    Ku meriton momento ky lloj legeni. Ky eshte me debili i politikes pas djalit te falliut.

    Përgjigju
  • Syri: 31/10/2019 22:12

    Kur i djeg bytha vet ketyre shi si e hapin gojen kuse per popullin sduan tja dine dhe vete marrin leke nga kater krahet ilace ju befshin juve ato leke se djersen e popullit po shfrytezoni

    Përgjigju
  • Tosi: 31/10/2019 21:53

    Doli ky Al Bagdadi i leshitdhise që vdiq me 30qershor. Ky thonë është kandidat për të zëvendësuar Al Bagdadin e ISIS që u vra nga Forcat Amerikane.

    Përgjigju
  • Lala: 31/10/2019 20:50

    Edhe Kemp edhe pension? E di qe nuk ke te drejte te merren te dyja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës