Manjani: Protesta, opozita ia 
arriti të tërheqë vëmendjen

Manjani: Protesta, opozita ia <br />arriti të tërheqë vëmendjen
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komenton protestën e opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke deklaruar se ia arriti të tërheqë vëmendjen.

Manjani tha në një lidhje telefonike për Report Tv se kauzat e opozitës si zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kanabisi dhe dekriminalizimi janë çështje të cilat duhen diskutuar.

"Këtu po flasim për një fenomen dhe fenomeni është real, rpa opozita nuk ka besim që ne jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe kjo do adresim. A është zgjidhje qeveria teknike, këto janë çështje në diskutim. 

Opozita ia arriti të tërheqë vëmendjen me protestën e sotme. Kaq mjafton për të çelur një debat politik. Ka një klimë të acaruar politike në Shqipëri ku mjafton të shohësh debatet parlamentare ku asgjë e përbashkët s'e ka lidhur opozitën dhe pozitën. 

Çështja e kanabisit është realisht shqetësuese, unë e kam ngritur këtë problem si ministër dhe ky është rrezik për zgjedhjet. Ka dhe probleme si dekriminalizimi",
u shpreh Manjani. 

I pyetur se pse nuk pati mesazhe kundër LSI-së në këtë protestë, Manjani tha se në këto tre vite opozita e ka sulmuar disa herë këtë forcë politike. 

"Opozita nuk e ka kursyer LSI-në. Ka ndërmarrë disa aksione kundër LSI-së në këto tre vite". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)