Manjola Nallbani: Faleminderit për
urimet por nuk festova 50-vjetorin

Manjola Nallbani: Faleminderit për<br />urimet por nuk festova 50-vjetorin
Para pak ditësh, e mbuluar me dashuri dhe bukuri rrezatuese këngëtarja Manjola Nallbani ka festuar ditëlindjen e saj. Ditën e sotme ajo ka postuar një status ku falenderon miqtë dhe mediat për urimet dhe u sqaron se kjo nuk ishte ditëlindja e saj e 50-të.

“Faleminderit me gjithë zemer, miqve te mi dhe gjithë mediave për urimet në ditën time të lindjes! Ju jam mirënjohëse që sinqerisht, me dashurinë tuaj, ma zbukuruat ditën❤️ Desha vetëm të bëj një saktësim- meqenëse është shkruar që festova 50 vjetorin! Nuk kanë rëndësi numrat, se unë kam bindjen time që Zoti, siç na ka dhënë mendje, sy për të parë, e çdo gjë tjetër përsosmërisht, do na e kishte vënë dhe diçka në kurriz si orave për të na matur me numra! Në fakt unë besoj që njeriu shpreh moshën e shpirtit të vet..

Megjithatë qoftë edhe sepse se kam mbarë që të mi kapërcejnë kështu😀do thoja, që më duhen dhe paaak vite për t’i bërë të 50-tat. Se kështu i bie që vitin tjetër po të ma shkruajnë moshën tamam të jem më e vogël se sot! Mirë do ishte në fakt😀. Ju përqafoj me dashuri dhe ju falenderoj dhe një herë! ❤️”
, ka shkruar në profilin e saj në facebook këngëtarja.

manjola nallbani


Redkasia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri