TIRANE- Dokumentet dëshmojnë se në verën e 1944-ës Enver Hoxha e fuqizoi sulmin e tij ndaj kundërshtarëve politikë. Pas ndërhyrjes së britanikëve, ai hetoi një marrëdhënie miqësore dhe mbështetje të fortë të britanikëve dhënë Abaz Kupit. Por kjo nuk i voliste kreut komunist, sidomos në këtë segment të luftës, kur ndihej se fundi po afronte.
Një grup radiogramesh mes Komitetit Qendror dhe Dizivionit të Parë zbulojnë gjithë dinamikën e sulmeve të Hoxhës ndaj Abaz Kupit, edhe pse britanikët ndërmjetësonin për bashkim dhe shpesh bënin presion me ndërprerje ndihmash e armatimesh.
Në këtë rrethana Hoxha i jep urdhër në këto radiograme disa herë Dali Ndreut e Liri Gegës që të organizonin skuadra speciale për të gjurmuar Abaz Kupin dhe për ta zhdukur fizikisht atë.
Sot sjellim grupin e parë të radiogrameve ku flitet për të gjetur dhe vrarë Abaz Kupin, radiograme të nisur nga Hoxha në adresë Ndreut e Gegës. Ndërsa nesër do të sjellim grupin e dytë të radiogrameve po për këtë temë të nisura nga Dali Ndreu e Liri Gega nën adresë të Enver Hoxhës.
/Shqiptarja.com