Prokuroria e Tiranës ka gjetur një rrugëdalje ligjore për të marrë të pandehur ish-drejtorin e “CEZ Albania”, Josef Hejsek. Ky i fundit sipas prokurorisë ka bashkëpunuar me shtetasin shqiptar të arrestuar, Kastriot Ismailaj dhe ky bashkëpunim ka qenë në fillesat e këtij megamashtrimi duke përfunduar deri në lëvrimin e pagesës prej 4.6 milionë euro nga kompania CEZ Albania në kompaninë “Debt International Management”.
Po si do e akuzojë Prokuroria e Tiranës Josef Hejsek, në një kohë kur ky i fundit ka pasur mbrojtje ligjore, nga marrëveshja e lidhur mes CEZ Albania dhe shtetit shqiptar, e cila i garantonte atij mos nisjen e asnjë procedimi penal?
Për këtë, prokuroria shprehet se kanë gjetur dhe rrugën ligjore që rrëzon mburojën për ish-drejtorin Hejsek. Sipas akuzës, marrëveshja mes “CEZ Albania” dhe shtetit shqiptar, është miratuar në parlament nëpërmjet një ligji, dhe kjo marrëveshje është bërë me ligj dhe jo me ratifikim.
Nisur nga situatë, duke marrë hierarkinë juridike të shtetit shqiptar, në këtë rast prevalon më tepër Kodi Penal sesa ligji që ka shërbyer për lidhjen e marrëveshjes mes “CEZ Albania” dhe shtetit. Nisur nga këto kushte sipas burimeve të prokurorisë shtetasi austriak, Josef Hejsek nuk ka asnjë mburojë ligjore, dhe ai mund të merret i pandehur në muajt në vijim.
Redaksia Online
(e.q/f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rruga sesi Hejsek do japë llogari