Mario Baloteli nuk do të shitet e as huazohet te ekipi i Milanit në merkaton e dimrit. Një fakt të tillë e ka konfirmuar sheiku i ekipit të Manchester City-t, Mansour.

Presidenti ka hedhur zërat poshtë për një kalim të mundshëm në Itali duke u shprehur se

"Mendoj se Baloteli do të vazhdojnë që të qëndrojë te Manchester City. Ai është një investim mjaft i rëndësishëm që kemi realizuar dhe besoj që nuk do të largohet. Megjithatë gjithcka varet prej vullnetit të tij, por ne nuk i hedhim poshtë investimet e kryera".

Sulmuesi ka pasur këtë edicion shumë kontradita me trajnerin duke u penalizuar disa herë.

 Roberto Mancini duket se nuk ka më dëshirën e fillimit për të pasur në ekipi Marion pas problemeve të fundit që i ka shkaktuar në fushë duke e lënë disa herë me 10 futbollistë.

(d.b/shqiptarja.com)