TIRANE- Dita e parë e punës e 61 kryetarëve të rinj të bashkive do të nis duke u bazuar te manuali mbi “Kontrollin e Njësive të Qeverisjes Vendore”. Një udhëzues i Ministrisë së Shtetit për Çështjet vendore, i hartuar falë projekti “Star”, përcakton hapat dhe mënyrën se si do bashkohen bashkitë dhe komunat dhe mbi të gjitha si do bëhet transferimi i punonjësve. Duke qënë se bashkohen disa njësi vendore, në një organ të vetëm, punonjësit do t’u shkëputet kontrata e punës ose do të transferohen në një punë të re.
Një ndër metodat që do përdorin kryetarët e rinj të bashkive për të ripërcaktuar kontratën e punës do të jetë dhe matja e kohës së punës për punonjësit aktual. Gjithashtu kryetari i ri i bashkisë do të zhvillojë intervista me punonjësit për të përcaktuar kohën që i duhet për të bërë një punë të caktuar. “Për njerëzit që kryejnë funksione të ndryshme të vlerësohet koha që personi shpenzon në një funksion të caktuar, duke u nisur nga informacioni i marrë edhe nëpërmjet intervistave.
/Shqiptarja.com