ITALI - E ardhmja e Manuel Locatelli është vendosur përfundimisht. Mesfushori italian ka hedhur firmën mbi kontratën e re me Juventusin, duke u shndërruar në një nga figurat kyçe të projektit afatgjatë të klubit bardhezi.
Sipas marrëveshjes së re, Locatelli do të qëndrojë në Torino deri në verën e vitit 2030, ndërsa do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon plus bonuse, një rritje e ndjeshme nga paga e mëparshme prej 3 milionë eurosh, me kontratën e vjetër që skadonte në vitin 2028.
Takimi përfundimtar u zhvillua gjatë ditës së djeshme mes drejtuesve të klubit, përfaqësuesve të lojtarit dhe avokatit Cesare Di Cintio, duke finalizuar kështu rinovimin.
Mesfushori iu bashkua bardhezinjve në gushtin e vitit 2021 nga Sassuolo për shumën e 37.5 milionë eurove.
Komente








