TETOVE- Pesë fëmijë janë plagosur gjatë një shpërthimi në një lagje të banuar me popullsi rome në Tetovë të Maqedonisë.
Shpërthimi ndodhi pasditen e 16 shkurtit dhe dy vajza të moshës 12-14 vjeç janë në gjëndje më të rëndë dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Shkupit,ndërsa 3 fëmijë të tjera kanë lëndime më të lehta.
Dyshimet e para bëhet fjalë për shpërthimin e një granate dore, por policia ende nuk ka përcaktuar saktë llojin e mjetit që ka shpërthyer.
Tetova ka qenë në qendër e luftimeve ndërmjet të autoriteteve maqedone dhe shqiptarëve në vitin 2001 dhe mendohet se mjeti shpërthyes mund të ketë mbetur nga konflikti i 2001.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com