MAQEDONI - Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në mbrëmje ka lëshuar spitalin e Tetovës dhe është nisur drejt shtëpisë së tij në Zajaz, për shërim shtëpiak.
 
Por nga ana tjetër, shoferi i tij është përcjellë me autoambulancë, për shkak të lëndimeve më serioze.
 
Ahmeti ka lëvizur me këmbët e tij duke u larguar nga spitali, i shoqëruar nga disa bashkëpartiak dhe bashkëpunëtorë të tij.
 
Siç mësohet ai do të udhëtojë në Zajaz, ku për disa ditë do të jetë në trajtim mjekësor në shtëpinë e tij./INA/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)